Ajri i ndotur çrregullon ciklet menstruale te femrat

Ajri i ndotur çrregullon ciklet menstruale te femrat

Një hulumtim i ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lidhur ndotjen e ajrit me një tjetër shqetësim shëndetësor, duke gjetur se cilësia e dobët e ajrit mund të ndikojë në ciklin menstrual të vajzave adoleshente. I kryer nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Bostonit, studimi i ri mblodhi të dhëna nga 34,832 […]

Një hulumtim i ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lidhur ndotjen e ajrit me një tjetër shqetësim shëndetësor, duke gjetur se cilësia e dobët e ajrit mund të ndikojë në ciklin menstrual të vajzave adoleshente.

I kryer nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Bostonit, studimi i ri mblodhi të dhëna nga 34,832 femra që morën pjesë në një studim të gjerë, që analizonte shëndetin dhe vendndodhjen e pjesëmarrësve.

Rezultatet treguan se ekspozimi i pjesëmarrëseve ndaj ndotjes së ajrit gjatë shkollës së mesme ishte i lidhur me një shans pak më të rritur të cikleve të menstruacioneve të parregullta dhe një kohë më të gjatë për cikle, për t’u bërë të rregullta në shkollë të mesme dhe në moshën madhore.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar tashmë se ndotja e ajrit mund të ketë një efekt negativ në aktivitetin hormonal, duke shkaktuar potencialisht infertilitetin, sindromën metabolike dhe sindromën e vezoreve policistike.

Sidoqoftë, ky studim është i pari që tregon se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit në mesin e vajzave adoleshente (moshat 14-18 vjeç) shoqërohet me rregullsinë e ciklit menstrual, i cili përgjigjet ndaj rregullimit të hormoneve.

Ndotja e ajrit ka qenë gjithashtu e lidhur me një sërë problemesh të tjera shëndetësore, përfshirë astmën te fëmijët, presionin e lartë të gjakut, shëndetin kardiovaskular dhe madje edhe gjumin e ndërprerë.

Një raport i publikuar në fund të vitit 2017 nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, me bazë në Kopenhagë, gjithashtu sugjeroi që ndotja e ajrit shkakton më shumë se 500,000 vdekje të parakohshme në të gjithë Evropën çdo vit, pavarësisht përpjekjeve për të përmirësuar cilësinë e ajrit, ndërsa një raport i vitit 2015 zbuloi se ndotja e ajrit mbyti 9 milionë njerëz më 2015.

 

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve