16 vjeçari i talentuar shitet për një shumë rekorde

16 vjeçari i talentuar shitet për një shumë rekorde

Pietro Pellegri është bërë 16-vjeçari i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi ka kompletuar transferimin nga Genoa te Monaco për 20 milionë euro. Pellegri – që është bërë lojtari i parë i lindur në vitin 2001 që ka shënuar gol në Serie A, duke e bërë këtë për herë të parë në […]

Pellegri – që është bërë lojtari i parë i lindur në vitin 2001 që ka shënuar gol në Serie A, duke e bërë këtë për herë të parë në maj të vitit të kaluar – më herët ishte lidhur me një transferim të mundshëm te Juventusi, Arsenali dhe Manchester Unitedi, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo ai ka vendosur t’i bashkohet Monacos, për një shifër që e kalon vetëm ajo e Real Madridit prej 45 milionë euro që ka paguar për transferimin e brazilianit Vinicius Junior nga Flamengo vitin e kaluar.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Monacos. Jam bindur shumë shpejt për projektin që lejon të rinjtë si unë të përparojmë dhe të lulëzojmë në të ardhmen”, ka deklaruar italiani Pellegri.

Pellegri vendosi rekord si më i riu që ka luajtur në Serie A, kur debutoi në dhjetor të vitit 2016 me moshë prej 15 vjet e 280 ditë dhe në maj shënoi golin e tij të parë kundër Romës, duke bërë histori po ashtu. Në shtator ai u bë më i riu që shënoi dy gola në një ndeshje në Serie A, kur realizoi në humbjen 3:2 të Genoas nga Lazio.

Megjithëkëtë, Pellegri ka bërë vetëm dhjetë paraqitje zyrtare dhe kalimi te Monaco do të ngrejë pyetje për rritjen e çmimit të lojtarëve në tregun ndërkombëtar.

Monaco shiti sulmuesin Guido Carrillo te Southampton javën e kaluar për 22 milionë euro, ndërsa refuzoi një ofertë prej 40 milionë eurosh të Napolit për Keita Balden. Reprezentuesi i Senegalit, Balde, dhe mesfushori francez Thomas Lemar janë shënjestra të trajnerit të Liveproolit, Jurgen Klopp.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova