Zyrtarët amerikanë nuk mbështesin version tjetër të Demarkacionit

Zyrtarët amerikanë nuk mbështesin version tjetër të Demarkacionit

Zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se e mbështesin Marrëveshjen për Demarkimin e Kufirit të arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi në vitin 2015, e cila, sipas tyre, rezultoi me moshumbje të territorit nga këto dy shtete.  Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj në ditën e […]

Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj në ditën e parë të punës ka shkarkuar Komisionin për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, transmeton zeri.info.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk mbështesin asnjë version tjetër të Demarkacionit me Malin e Zi, pos atij të arritur e të nënshkruar mes përfaqësuesve të të dyja shteteve në vitin 2015. Kështu kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” zyrtarë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili qysh në ditën e parë të punës së tij shkarkoi Komisionin për Shënjimin e Kufirit, të drejtuar nga Murat Meha.

Me këtë rast Haradinaj si drejtues të komisionit të ri caktoi ish-deputetin e LDK-së Shpejtim Bulliqin, i cili kishte qenë ndër kundërshtarët më të ashpër të versionit aktual të Demarkacionit. Por, pas këtij vendimi reagoi edhe pala malazeze, e cila tha se nuk është njoftuar fare rreth shkarkimit të Komisionit, transmeton zeri.info.

Mirëpo për dallim prej saj, Haradinaj gjatë mbledhjes në të cilën shkarkoi Komisionin deklaroi se institucionet janë në kontakt me Malin e Zi. Nga ana tjetër, vendimin për shkarkimin e Mehës dhe për emërimin e Bulliqit e ka mirëpritur edhe lëvizja “Vetëvendosje”, por jo edhe LDK-ja.

 

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj