UNHCR: 123,000 refugjatë të Rohingya-s kanë ikur nga Mianmari

Numri i refugjatëve të Rohingya-s që kanë ikur në Bangladesh për t’i shpëtuar dhunës në Mianmar është më i lartë se sa mendohej më parë, duke shkuar në 123,000, tha të martën agjensia e refugjatëve të OKB-së. Ky numër më i lartë, i rishikuar nga 87,000 të vlerësuar të hënën, ishte rezultat i punonjësve të […]
Ky numër më i lartë, i rishikuar nga 87,000 të vlerësuar të hënën, ishte rezultat i punonjësve të ndihmësve që kanë të dhënat më të sakta në kampet e vendosura dhe të improvizuara të refugjatëve, tha zëdhënësja e UNHCR-së Vivian Tan.
Kampet e vjetra dhe të vendosura të refugjatëve që kanë qenë të rezervuara për popullin e Rohingya-s që nga vitet 1990 kanë arritur tashmë kapacitetin, raportoi “Russia Today”, transmeton Periskopi.
Dhjetëra mijëra të sapoardhur nuk kishin ku të shkonin dhe ishin strehuar në kampe të improvizuara, në rrugicat e fshatrave, në rrugë të hapura ose në fusha.
Fluksi i fundit i Rohingya filloi më 25 gusht, kur kryengritësit e Rohingya sulmuan postet e policisë në Mianmar, duke bërë që forcat e sigurisë të nisin “operacionet e pastrimit” në përgjigje të tyre./Periskopi/












