Shtohen 15 mijë votues të rinj për zgjedhjet lokale

Shtohen 15 mijë votues të rinj për zgjedhjet lokale

Diku rreth 15 mijë votues të rinj pritet t’i shtohen listës votuese për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Këta votues përfshijnë personat që kanë mbushur 18 vjet ndërmjet periudhës nga zgjedhjet nacionale të 11 qershorit deri në zgjedhjet lokale. Megjithatë, numri i saktë i votuesve të rinj, do të dihet gjatë javës së ardhshme, kur […]

Megjithatë, numri i saktë i votuesve të rinj, do të dihet gjatë javës së ardhshme, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta certifikojë listën përfundimtare të votuesve, pas pastrimit të listave edhe nga personat që nuk janë më në jetë.

Ermonda Ahmeti ka mbushur 18 vjet në korrik të këtij viti. Ajo tashmë ka arritur moshën kur me votën e saj mund të zgjedhë udhëheqjen e re në komunën e saj. Ermonda thotë se do të dalë në zgjedhjet e 22 tetorit dhe ka porosi edhe për të rinjtë që kanë arritur moshën e pjekurisë.

“Sivjet është hera e parë që do të dalë të votojë. Kam një porosi për të gjithë të rinjtë e Kosovës që të dalin të votojnë sa më shumë. Vota jonë na përfaqëson dhe mund të bëjmë ndryshim nëpër komunat tona”, tha Ermona për Radio Kosovën.

Sikur Ermonda janë edhe rreth 15 mijë të rinj që sivjet do të kenë mundësinë të votojnë. Kjo shifër do të dihet më saktësisht javën e ardhshme, kur pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të certifikojë listën përfundimtare të votuesve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, thotë se në këtë listë do të jepen detaje për numrin e përgjithshëm të votuesve, sipas komunave, por edhe aspekte të tjera që  ndërlidhen edhe  me pastrimin e saj nga personat që kanë vdekur. Pastrimi i listës votuese është bërë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Numri i personave që nuk janë më në jetë e që janë larguar nga lista votuesve ishte 33 mijë. Pastrimi i listës, sipas Elezit, vazhdon edhe më tej deri në zgjedhjet lokale.

“Rrjedhimisht, ky përmirësim reflektohet edhe në Listën Votuese për Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit. Sigurisht se edhe pas Zgjedhjeve Parlamentare përmirësimi i Listës Votuese është një angazhim i natyrshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrit Qendror Civil. Prandaj, duke e ditur se Lista Votuese buron nga Ekstrakti i Regjistrit Qendror Civil, siç e thashë edhe më herët, me certifikimin e Listës Përfundimtare të Votuesve do të kemi të dhëna të sakta lidhur me këtë”, tha Elezi.

Po ashtu, Elezi tha se duhet të priten edhe rezultatet e Periudhës së sfidimit dhe Kundërshtimit të Listës Votuese, e cila është përmbyllur më 12 shtator, ku qytetarët me të drejtë vote kanë mundur të kundërshtojnë pasaktësitë ose lëshimet e listës votuese.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, zyrtarisht pritet të nisë javën e ardhshme, më 21 shtator.

 

Të ngjashme
Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria