Shpërthim në Londër, ka të lënduar, dyshohet për sulm terrorist (Video/Foto)

Njerëzit e tmerruar ‘vrapuan për të shpëtuar jetët e tyre’ pas një shpërthimi në një tren në Londër sot në mëngjes. Njerëzit ikën në panik dhe u hodhën jashtë dyerve të trenit pasi një “flakë zjarri fluturoi poshtë vagonit të trenit”, duke lënë disa pasagjerë me djegie të rënda të fytyrës në trenin e mbushur […]
Njerëzit ikën në panik dhe u hodhën jashtë dyerve të trenit pasi një “flakë zjarri fluturoi poshtë vagonit të trenit”, duke lënë disa pasagjerë me djegie të rënda të fytyrës në trenin e mbushur në Parsons Green, në perëndim të Londrës, raportoi “Daily Mail”, transmeton Periskopi.





Një dëshmitar i tha BBC-së se kishte një “zhurmë” dhe pastaj një “flakë e madhe”, që përhapeshin përmes vagonit të trenit. Dyert u hapën ku shumë udhëtarë kishin fytyra të djegur dhe u larguan duke bërtitur.










Fotografitë nga treni i linjës së qarkut tregojnë një kovë plastike të djegur të fshehur në një qese mbartëse, e cila thuhet se ka shpërthyer.
Dëshmitarët e tmerruar në mediat sociale pretendojnë se ekziston një rrëmujë kur njerëzit ‘bërtitin dhe po largoheshin nga treni’./Periskopi/












