Rexhep Selimi beson se Haradinaj do ta shkarkojë Nenad Rikalon

Rexhep Selimi beson se Haradinaj do ta shkarkojë Nenad Rikalon

  Gjatë ditës së djeshme, qytetarë të lagjes Dardania të Prishtinës kanë deklaruar para kamerave se e kujtojnë ministrin e bujqësisë, Nenad Rikalo, si një torturues gjatë kohës së luftës. Sipas tyre, ai sillej gjithmonë me uniformë dhe i armatosur. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk do […]

 

Gjatë ditës së djeshme, qytetarë të lagjes Dardania të Prishtinës kanë deklaruar para kamerave se e kujtojnë ministrin e bujqësisë, Nenad Rikalo, si një torturues gjatë kohës së luftës.

Sipas tyre, ai sillej gjithmonë me uniformë dhe i armatosur.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk do e shkarkojë ministrin. Kjo për shkak se mungojnë prova nga prokuroria.

Indeksonline ka kontaktuar me deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimin, për të parë si e komenton ai veprimin e Haradinajt, për të mbajtur në qeveri një ministër të tillë.

Selimi u shpreh i bindur që kryeministri  Haradinaj do e shkarkojë ministrin Rikallon.
Sipas tij, Haradinaj nuk mund ta durojë dikë që ka terrorizuar qytetarët e Kosovës me armë në fyt, të jetë në një tavolinë me të.

“Unë ende besoj se Z.Haradinaj do ta shkarkojë Rikallon. Madje besoj se vete Z. Haradinaj do te kërkojë nga drejtësia arrestimin e atij krimineli. Duke e njohur Haradinajn unë e di se ai nuk mund ta duroje dike ne tavolinën e tij i cili i ka terrorizuar shqiptaret me arme ne fyt. Prandaj besoj se ai ministër nuk do te shkojë më në mbledhjen e qeverisë, sepse ai ose do te japë dorëheqje ose duhet te shkarkohet”, tha Selimi.

Rexhep Selimi dhe Ramush Haradinaj ndonëse në parti të ndryshme, gjatë kohës së luftës të dy i kanë shërbyer Kosovës në luftën kundër Serbisë.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja