Përplasje mes Berishës dhe Bashës

Përplasje mes Berishës dhe Bashës

Nëse deri më tani kemi parë një përplasje mes Lulzim Bashës dhe grupimit që u la jashtë listave për deputetë, në Partinë Demokratike duket se po nis një përplasje tjetër edhe më fort. Kësaj here është lideri i saj historik, Sali Berisha, i cili sulmon ashpër kryetarin aktual, Lulzim Basha. Duke folur në një intervistë […]

Nëse deri më tani kemi parë një përplasje mes Lulzim Bashës dhe grupimit që u la jashtë listave për deputetë, në Partinë Demokratike duket se po nis një përplasje tjetër edhe më fort. Kësaj here është lideri i saj historik, Sali Berisha, i cili sulmon ashpër kryetarin aktual, Lulzim Basha.

Duke folur në një intervistë për emisionin ‘Fakt’ të Cim Pekës, Berisha hedh akuza ndaj Bashës dhe thotë se ai s’do e kishte bërë kurrë një listë si ajo e tij.

“Këshilltarët e Lulzim Bashës janë mizerabël. Ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha. Disa përjashtime janë të papranueshme. Unë s’do e bëja kurrë atë listë. Por në ka një njeri që e di se unë besoja se Lulzim Basha mund të fitonte edhe me atë listë, ai është Cim Peka”, është shprehur Berisha në një intervistë që do të transmetohet sonte në mbrëmje.

Ish-kryeministri deklaron si të vërteta raportimet në media për ato që ndodhën në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, një ditë pas rrjedhjes së votave për Gramoz Ruçi Kryetar Kuvendi.

Me interes të madh është gjithashtu edhe qëndrimi i Berishës për fatin e marrëveshjes ‘Rama-Basha’, qëndrim që do të bëhet publik sonte në mbrëmje.

Kujtojmë se Berisha ka qenë disi i tërhequr nga zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, sidomos gjatë garës Basha-Selami, një garë e montuar për të rikonfirmuar sërish në krye të PD-së, Lulzim Bashën.

Por dukshëm mbështetja e tij ishte sërish pro Lulzim Bashës. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur së fundi në raportet mes tyre, pasi ky ndryshim kursi 360 gradë i Berishës ndaj Bashës, nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Berisha ka qenë sponsori politik kryesor i Lulzim Bashës që në vitin 2005 kur ai mbërriti në Tiranë për t’iu bashkuar KOP-it e deri sa u ngjit në krye të PD-së në vitin 2013, sërish përmes një gare të diskutueshme përballë të ndjerit Sokol Olldashi. Mbetet veç të presim intervistën e plotë sonte në mbrëmje për të mësuar më shumë për ‘planin B’ të Sali Berishës.

/LAPSI.AL/

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit