Për herë të parë, Trump e kryeson përkujtimin për sulmet e 11 Shtatorit

Për herë të parë, Trump e kryeson përkujtimin për sulmet e 11 Shtatorit

Presidenti amerikan, Donald Trump, për të parën herë do ta kryesoj përkujtimin për 11 Shtatorin, që është një ngjarje ceremoniale e cila zakonsiht është jopartiake, me të cilën përkujtohen 3 mijë njerëzit e vrarë, kur rrëmbyesit e aeroplanëve e goditën Qendrën Tregtare Botërore, Pentagonin dhe një hapësirë në Pensilvani. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se […]

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, do të mbajnë një moment të heshtjes në Shtëpinë e Bardhë, pak para orës 9 të mëngjesit, sipas kohës në Nju Jork, që ishte koha kur aeroplani i parë i kishte goditur Kullat Binjake të Qendrës Tregtare Botërore, më 11 Shtator të vitit 2001.

Presidenti dhe zonja e parë, po ashtu, do të marrin pjesë në ceremoninë në Pentagon, e cila udhëhiqet nga sekretari i mbrojtjes, Jim Mattis, dhe gjenerali Joseph Dunford, që është shef i shtamadhorisë së Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara.

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, planifikon që ta përfaqësoj administratën Trump gjatë përkujtimit të sotëm në Shamksville të Pensilvanisë.

Para tri ditësh, para shënimit të 16 vjetorit të sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, presidenti Trump e shpalli periudhën prej 8 e deri më 10 shtator, si “Ditët e Përkujtimit dhe Lutjes”, ndërsa 11 Shtatorin e ka shpallur “Ditë të Patriotizmit”.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja