Pas konsultimeve me Vuçiqin, Lista Serbe voton e unifikuar për Kadri Veselin

Lista Serbe ka qenë unike në votën e saj që Kadri Veseli, lider i PAN-it, të zgjedhet kryetar i Kuvendit të Kosovës. Pas konsultimeve me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe pas ndarjes së posteve ministrore me PAN-in, Lista Serbe sot ka qenë e palëkundur në votën e saj. Lista Serbe dje mbajti bisedime maratonike me […]
Lista Serbe ka qenë unike në votën e saj që Kadri Veseli, lider i PAN-it, të zgjedhet kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Pas konsultimeve me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe pas ndarjes së posteve ministrore me PAN-in, Lista Serbe sot ka qenë e palëkundur në votën e saj.
Lista Serbe dje mbajti bisedime maratonike me krerët e PAN-it, që siç u raportua, doli me kërkesa të reja për PAN-in, pas koalicionit PAN-AKR, shkruan Periskopi.
Kadri Veseli arriti që të bëhet kryetar Kuvendi pas 4 muajsh përpjekje për t’i siguruar numrat.
Pas shumë marrëveshjeve me deputetë individualisht, që kohë pas kohë luhateshin, numrat e tij përfundimisht u siguruan nga partia e familjes Pacolli, AKR, e cila në garë zgjedhore hyri krah LDK-së me premtimin se PDK-në, që e bënte përgjegjëse për rrënimin e shtetit, do ta zhveshë nga pushteti. /Periskopi/












