Panucci: Do të japim më të mirën kundër Spanjës dhe Italisë

Panucci: Do të japim më të mirën kundër Spanjës dhe Italisë

Christian Panucci, selektori i Kombëtares, ka folur për dy ndeshjet e radhës të Kombëtares shqiptare, ndaj Spanjës dhe Italisë, të cila luhet në fillim të tetorit Trajneri italian, Christian Panucci e ka nisur mirë aventurën te Shqipëria. Ai ka fituar ndaj Lihtenshtajnit (2:0), derisa ka barazuar me Maqedoninë (1:1). Ish trajneri i Liveronos, shpreson që […]

Trajneri italian, Christian Panucci e ka nisur mirë aventurën te Shqipëria. Ai ka fituar ndaj Lihtenshtajnit (2:0), derisa ka barazuar me Maqedoninë (1:1).

Ish trajneri i Liveronos, shpreson që kuqezinjtë të nxjerrin rezultat pozitivë edhe në dy ndeshjet e radhës të Kombëtares shqiptare, ndaj Spanjës dhe Italisë, të cila luhet në fillim të tetorit

“Me Spanjën dhe Italinë çfarë mund të arrijmë? Ndaj Spanjës e dimë që është një ndeshje shumë e vështirë, ata që thonë të kundërtën do të thotë se ke nevojë për medikamente. Por, pamë Francë-Luksemburg. Askush nuk do të vinte bast, por historia na tregon se gjithçka mund të ndodhë”, ka deklaruar Panucci.

“ Ne do të shkojmë në Spanjë, për të provuar që kundërshtarin e mirë ta bëjmë të duket më pak i mirë. Duhet të vdesim në fushë. Nëse do të japim më të mirën askush nuk mund të na thotë asgjë. Nëse kundërshtari do të jetë më i mirë do ti japim dorën dhe do të kthehemi në shtëpi”, ka theksuar ai, shkruan panorama.

“Italia mbetet Italia, kemi respekt, por do të bëjmë të pamundurën për të bërë rezultat. Ne jemi Shqipëria, por momentalisht Italia nuk është si Spanja. Me të gjitha ekipet vlen e njëjta gjë, nëse jep gjithçka në fushë, edhe nëse humbet do ti japim dorën kundërshtarit dhe do të kthehemi në shtëpi. Por, unë kërkoj që përpara se të humbasë skuadra të provojë në fushë.”, ka theksuar italiani.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova