Pamje nga qendra e Majamit para dhe pas uraganit Irma (Video)

Pamje nga qendra e Majamit para dhe pas uraganit Irma (Video)

Pasi që uragani Irma goditi Floridën, në Miami është duke mbretëruar një atmosferë kaotike. Pamje “apokaliptike” janë duke qarkulluar në rrjetet sociale, kurse secila prej tyre tregon se me çfarë probleme serioze janë duke u ballafaquar banorët e këtij qyteti, transmeton Telegrafi. Dikur vend me miliona banorë e turistë nga e mbarë bota, sot ky […]

Pasi që uragani Irma goditi Floridën, në Miami është duke mbretëruar një atmosferë kaotike.

Pamje “apokaliptike” janë duke qarkulluar në rrjetet sociale, kurse secila prej tyre tregon se me çfarë probleme serioze janë duke u ballafaquar banorët e këtij qyteti, transmeton Telegrafi.

Dikur vend me miliona banorë e turistë nga e mbarë bota, sot ky vend i ngjan më shumë një vendi fantazmë. Një numër i madh i qytetarëve janë evakuuar, derisa një pjesë tjetër janë strehuar në zona më të sigurta derisa erërat e forta nuk kalojnë.

Edhe pse rreziku nuk ka kaluar, është e qartë që pasojat do të jenë të mëdha dhe se ky qytet do të ketë nevojë që të kalojë një kohë e gjatë që të rimëkëmbet.

Apartamentet luksoze dhe firma financiarë në zonën Brikel, janë shkatërruar pasi uragani Irma preku atë zonë. Brikel është “çerdhe” e gjigantëve financiarë dhe e hoteleve luksoze. Rrugët kryesore janë shndërruar në liqen të rrëmbyeshëm.

Marina Portnaya korrespondente e RT, e cila aktualisht gjendet në këtë zonë ka thënë se shirat e rrëmbyeshëm dhe uji i detit kanë vërshuar pjesën më të madhe të Miamit.

Dëmet materiale nuk raportohen vetëm për këtë pjesë të qytetit, pasi që edhe zonat tjera janë pothuajse të përmbysura ku si pasojë mbi katër milionë banorë kanë mbetur pa rrymë.

Këtij uragani nuk i ka shpëtuar as aeroporti i Miamit, që konsiderohet si më i madhi në Florida, ndërkaq meteorologët vazhdojnë të paralajmërojnë për vërshime tjera. Por, shikoni si është dukur Miami para se të prekej nga uragani.Image

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja