Një lajm i hidhur për shqiptarët vjen nga Presidenti i KE-së Juncker

Një lajm i hidhur për shqiptarët vjen nga Presidenti i KE-së Juncker

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, tha të mërkurën se qëndrueshmëria në fqinjësinë e Bashkimit Evropian nënkupton mbajtjen hapur të perspektivës së Ballkanit Perëndimor për integrim, por asnjë prej vendeve të rajonit nuk mund t’i bashkohet bllokut brenda mandatit aktual të komisionit që përfundon në vitin 2019. Ai i bëri këto komente në kuadër […]

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, tha të mërkurën se qëndrueshmëria në fqinjësinë e Bashkimit Evropian nënkupton mbajtjen hapur të perspektivës së Ballkanit Perëndimor për integrim, por asnjë prej vendeve të rajonit nuk mund t’i bashkohet bllokut brenda mandatit aktual të komisionit që përfundon në vitin 2019.

Ai i bëri këto komente në kuadër të fjalimit vjetor për gjendjen e BE-së në Parlamentin Evropian në Strasburg, në një periudhë të përpjekjeve për rimëkëmbje te bllokut që u përball me BREXIT-in, sulmet terroriste dhe valën e migruesve që tundën themelet e BE-së.

Presidenti Juncker tha se pranvera e vitit 2019, kur Britania do të duhej të largohej nga Bashkimi Evropian, do të jetë një periudhë e trishtueshme dhe tragjike, por theksoi se Evropa e 27 vendeve anëtare, do ta shfrytëzojë këtë rast për të ndërtuar një të ardhme të qartë të BE-së.

Ai bëri thirrje për më shumë solidaritet rreth migrimit, sikurse që atyre të cilët nuk i përmbushin kushtet për strehim në BE të kthehen në vendet e tyre. Ai tha se vendet anëtare sa më shpejt duhet të shkëmbejnë të dhënat për luftëtarët e huaj dhe të dyshuarit për përfshirje në veprime terroriste.

“Nëse duam më shumë qëndrueshmëri në fqinjësi, atëherë duhet të mbajmë hapur perspektivën e besueshme të zgjerimit për Ballkanin Perëndimorë”, tha zoti Juncker, duke nënvizuar se qartazi nuk do të ketë zgjerim gjatë mandatit të këtij komisioni dhe këtij parlamenti evropian.

“Asnjë kandidat nuk është gati ende. Por, më pas, BE-ja do të jetë më e madhe sesa 27 në numër. Kandidatët për anëtarësim duhet t’u japin përparësi sundimit të ligjit, drejtësisë dhe të drejtave themelore”, tha ai.

Kjo, sipas tij, do të thotë që Turqia, nuk mund të bëhet anëtare e BE-së në një të ardhme të afërt sepse ka bërë hapa të largimit nga Bashkimi Evropian.

“Gazetarët duhet të jenë në dhomat e lajmeve e jo në burgje. Ata e kanë vendin ku ka liri të shprehjes. U bëj thirrje atyre që janë në pushtet në Turqi: lërini gazetarët të lirë. Jepini fund fyerjes së udhëheqësve të vendeve anëtare duke i krahasuar ata me fashistët e nazistët. Evropa është kontinent i demokracive të pjekura. Fyerjet krijojnë pengesa. Nganjëherë kam ndjesinë se Turqia qëllimisht po vë pengesa në mënyrë që ta fajësojë Evropën për çdo dështim në bisedimet për anëtarësim. Sa për neve, jemi krahëhapur për popullin e madh turk dhe ata që janë të gatshëm të punojnë me ne mbi themelet e vlerave tona”, tha Juncker/VOA

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja