NISMA tregon nëse janë vendosur emrat e ministrave të ardhshëm

NISMA tregon nëse janë vendosur emrat e ministrave të ardhshëm

Gjatë ditës së djeshme u nënshkrua koalicioni mes PAN-it dhe AKR-së. Ky koalicion, tashmë në vete numëron vota të mjaftueshme për formimin e qeverisë. Me nënshkrimin e marrëveshjes nga liderët e partive pjesëmarrëse në koalicion, janë ndarë edhe dikasteret mes tyre. Njërës prej partive pjesëmarrëse në koalicion, NISMA për Kosovën, si pjesë të marrëveshjes i […]

Me nënshkrimin e marrëveshjes nga liderët e partive pjesëmarrëse në koalicion, janë ndarë edhe dikasteret mes tyre.

Njërës prej partive pjesëmarrëse në koalicion, NISMA për Kosovën, si pjesë të marrëveshjes i janë ndarë tri ministri.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë ministritë që i takojnë NISMA-s nga kjo marrëveshje.

E ndonëse ministritë janë ndarë, NISMA ende nuk ka vendosur se kush do i udhëheqë këto ministri.

Kështu së paku tha për Indeksonline, ish deputetja e NISMA-s, Valdete Bajrami.
“Nisma për Kosovën ashtu siç jeni të njoftuar tash më do t’i ketë 3 ministri, ndërsa se kush do t’i drejtojë ato ende nuk është vendos. Në momentin që t’i kemi emrat do të njoftoheni me kohë”, tha Bajrami.

Edhe pse NISMA po shprehen të pavendosur sa i përket emrave udhëheqës të ministrive, gjatë ditës së djeshme në media kanë qarkulluar disa emra të mundshëm.

Në mesin e këtyre emrave është Bajram Hasani, Shyqyri Bytyçi, Shukrije Bytyçi dhe Valdete Bajrami.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja