Nga shpulla e Pannucit për Sadikun e deri te përplasja e tifozëve me policinë – momentet më interesante

Nga shpulla e Pannucit për Sadikun e deri te përplasja e tifozëve me policinë – momentet më interesante

Maqedonasit nuk arritën të mbushnin dot as një stadium me 6500 vendesh dhe për këtë u detyruan që një tribunë ta mbushnin me fëmijë shkollash. Nga ana tjetër, ata pak ultras vendës që ndodheshin nuk i kursyen thirrjet raciste ndaj shqiptarëve. Disa herë, pati momente nervozizmi deri në kërcënime… “Panorama Sport” ju sjell disa nga […]

Nga ana tjetër, ata pak ultras vendës që ndodheshin nuk i kursyen thirrjet raciste ndaj shqiptarëve. Disa herë, pati momente nervozizmi deri në kërcënime… “Panorama Sport” ju sjell disa nga pikantet që nuk u panë dje në TV:

himni shqiperi maqedoni

– Gjithçka nis me himnin. Tifozët maqedonas vërshëllejnë sa të munden kur ekzekutohet ai shqiptar. Mirëpo, “hakmarrja” vjen nga vetë shqiptarët e Maqedonisë. Në momentin që u ekzekutua himni i Maqedonisë, lojtarët me origjinë shqiptarë të kësaj Kombëtareje, Ezgjan Alioski dhe Enis Bardhi, qëndruan statikë. Ndërsa lojtarët e tjerë po e këndonin, dy mesfushorët shqiptarë nuk e bënë një gjë të tillë.

tifozat

– Kristian Panuçi kërkon t’i motivojë lojtarët sa herë janë në vështirësi. Trajneri është i qetë në fillim, aq sa gjen kohën për t’i dhënë të drejtë anësorit për një rivënie. Hysaj e pretendon, por trajneri i thotë se është për Maqedoninë.

– Forcat e ndërhyrjes së shpejtë qëndrojnë pas tribunës ku janë të vendosur tifozët shqiptarë.

– Në stadium dëgjohen vetëm tifozët shqiptarë dhe Nestorovski nga brenda fushës e ndien diçka të tillë. Kërkon që të tijtë të bërtasin më shumë.

nestorovski

– Tifogrupi “Ballistët” nuk është lejuar që të hyjë në stadium, sepse mbante me vete banderolën me emrin e tyre.

– Zëdhënësi për shtyp i Maqedonisë tentoi të largonte nga tribuna e gazetarëve një flamur shqiptar, me pretendimin se nuk lejohet. Nga përfaqësuesit e mediave shqiptare u bë rezistencë, pasi ky ishte një akt i paprecedentë, për më tepër urdhri ishte absurd.

tifoz Strumice

– Nuk e përtyp dot Panuçi mundësinë e artë e humbur nga Hysaj në një kundërsulm që mund të rezultonte vendimtar. Kthehet nga pankina i revoltuar.

– Tifozët e ardhur nga Prilepi, të vetëquajtur “Majmunët”, nisin thirrjet raciste ndaj shqiptarëve: “Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë!”.

– Vazhdon skandali i vendësve me thirrje në stadium: “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emri i Maqedonisë nuk do të vdesë kurrë”.

– Tifozët shqiptarë përgjigjen duke thirrur për Ballist Morinën.

– Në fundin e pjesës së parë, forcat policore tentuan të nxirrnin nga stadiumi “Illyrian Elite”, madje u hoqën banderolën.

tifozat policia

– Panuçi shkelmon reklamat që ndodhen anash fushës. Nuk i pëlqen aspak mënyra se si Shqipëria e nis lojën në fillim të pjesës së dytë.

Angelovski

– Panuçi godet me shuplakë Armando Sadikun në momentin e festimit të golit. Nuk i mban dot emocionet trajneri kuqezi.

– Në stadium dëgjohen vetëm shqiptarët. Sidomos pas golit të shënuar ka pllakosur heshtja në radhët e tifozëve vendës.

– Në momentin kur arbitri dha një faull për Maqedoninë, Panuçi bisedoi për disa sekonda me gjyqtarin kryesor duke i thënë se ishte i dyshimtë, ndonëse ai vendosi t’ia akordonte kundërshtarit.

panuci mavraj

– Tifozët e Maqedonisë menduan se u shënua gol në minutën e 70-të, por Hysaj u ndërpreu buzëqeshjen.

– “Çfarë bën, shpejt. Jemi me dhjetë lojtarë. Shpejt, nxitoni”, bërtet Panuçi në momentin kur Agolli la fushën e lojës dhe duhej të futej Memolla.

– Qëndron i palëvizur trajneri Kristian Panuçi në momentin që Maqedonia shënon penalltinë.

– Trajneri kërcënon arbitrin e katërt në momentin që bëhet një ndërhyrje brutale ndaj Hykës. Mirëpo, me eksperiencë fton stafin e tij dhe lojtarët që të tërhiqen pas e të zënë vendet. Është ai “shefi” që duhet të merret me arbitrin.

– Pas përfundimit të takimit, gjatë shoqërimit në hotel Kombëtarja shqiptare është e blinduar me dhjetëra policë dhe disa makina policie.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova