Në gjykimin e Limajt përmenden emra politikanësh

Në gjykimin e Limajt përmenden emra politikanësh

Sadush Rysha ishte dëshmitari i radhës i ftuar në gjykimin ku tashmë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe të tjerët po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Rysha, i cili aktualisht është menaxher në kompaninë e ndërtimit “Eskavatori” në Ferizaj, u mor në pyetje lidhur me mirëmbajtjen verore të rrugëve rajonale në regjionin e Ferizajt në vitin […]

Sadush Rysha ishte dëshmitari i radhës i ftuar në gjykimin ku tashmë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe të tjerët po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Rysha, i cili aktualisht është menaxher në kompaninë e ndërtimit “Eskavatori” në Ferizaj, u mor në pyetje lidhur me mirëmbajtjen verore të rrugëve rajonale në regjionin e Ferizajt në vitin 2008, pikërisht në kohën kur Limaj ishte ministër i Transportit.

I pyetur nga prokurori Charles Hardaway se a ka ofertuar kompania në fjalë për mirëmbajtjen verore për rajonin e Ferizajt në vitin 2008, Rysha u përgjigj me “po, me siguri që po, se të gjithë marrim pjesë”, duke shtuar se nuk i kujtohet nëse ka fituar apo jo.

Pyetja pasuese e prokurorit kishte të bënte me Bajrush Xhemajlin, i cili në atë kohë kishte qenë kryetar i Komunës së Ferizajt.

“A ka qenë ndonjëherë Bajrush Xhemajli i përfshirë me kompaninë “Eskavatori”?”, tha Hardaway, duke aluduar në atë se a i ka ndihmuar kompanisë lidhur me tenderin në fjalë.

E përgjigjja e dëshmitarit ishte “nuk e besoj që ka ndihmuar, as nuk kam ndonjë informacion”.

Përveç Bajrush Xhemajlit edhe një figurë tjetër politike u përmend përsëri në këtë gjykim.

Bëhet fjalë Adem Salihajn, ish-kryetarin e Ferizajt dhe ish-deputetin e LDK-së.

Lidhur me Salihajn, prokurori pyeti dëshmitarin se a ka pasur ndonjëherë lidhje me kompaninë “Burimi”, kompani kjo e cila po ashtu është marrë me asfaltimin e rrugëve.

Dëshmitari u përgjigj se nuk ka njohuri.

Ndërkaq në seancën e kaluar kur kishte dëshmuar Beqir Deda, i cili ishte pjesë e kompanisë “Burimi”, ai kishte mohuar tërësisht atë se Adem Salihaj ka qenë në ndonjë mënyrë i ndërlidhur me këtë kompani.

Prokurori Charles Hardaway ballafaqoi dëshmitarin me disa komunikime të bëra në mes vet atij dhe Ali Aliut, ky i fundit dëshmitar në seancat e kaluara.

Në këtë komunikim, Ali Aliu e pyeste Ryshën “a keni qu najkon në ministri ma frik te Fatmiri”, e Rysha i përgjigjej “jo, jo”. Më pas, Aliu e pyeste “a u kon Bajrush Xhemajli me dikon të jujin?”, e përgjigjja e Ryshës ishte “u kon dikush, ama jo diçka kumeditë”.

E për këtë komunikim dëshmitari u pyet se a e ka dërguar ndokënd në Ministri për tenderët lidhur mirëmbajtjen verore të rrugëve rajonale të Kosovës. E ai u përgjigj: “nuk kam qenë në pozitë për ta dërguar dikënd, nuk besoj se e kanë dërgu”, duke përsëritur se nuk i kujtohet ky komunikim, e nuk i kujtohet as vetë Ali Aliu.

Në seancën e nesërme do të dëshmojë Arsim Kolshi.

Ndërsa, seanca e së enjtes së kaluar është shtyrë për shkak të seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë gjykim, Fatmir Limaj akuzohet për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre.

Në procesin e njëjtë me Limajn dhe për akuza të njëjta me të nga Prokuroria Speciale e Kosovës ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.

Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit.

Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2, më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë proces gjyqësor. Raportet mund t’i lexoni këtu.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja