Ndodh në Tiranë! Banorët e revoltuar thyejnë kabinat e parkingjeve private

Prej kohësh parkingu në Tiranë është një nga problemet më të mëdha që shqetësojnë qytetarët, kjo për shkak se hapësirave publike ju dalin gjithmonë pronarë,. Prej dy ditësh në zonën e ish-Bllokut, më saktësisht, pas hotel ‘Karlsberg’, banorët kanë protestuar për heqjen e parkingut privat, pasi ajo zonë ju përket të gjithëve dhe jo vetëm […]
Prej kohësh parkingu në Tiranë është një nga problemet më të mëdha që shqetësojnë qytetarët, kjo për shkak se hapësirave publike ju dalin gjithmonë pronarë,.
Prej dy ditësh në zonën e ish-Bllokut, më saktësisht, pas hotel ‘Karlsberg’, banorët kanë protestuar për heqjen e parkingut privat, pasi ajo zonë ju përket të gjithëve dhe jo vetëm një subjekti të caktuar.
Por pavarësisht protestës së tyre dhe denoncimit që ata kanë bërë pranë organeve kompetente, askush nuk e ka vënë ‘ujin në zjarr’. Prandaj ditën e sotme banorët kanë qenë mjaft të revoltuar dhe kanë thyer kabinat ku qendrorit rojet e parkingut privat.
Për më shumë shihni VIDEO-n e dërguar nga qytetarët në redaksinë e Syri.net.












