Ndërron jetë veterani i UÇK-së (Foto)

Ndërron jetë veterani i UÇK-së (Foto)

Pas një sëmundje të rënd, dje ka ndërruar jetë intelektuali, veprimtari e veterani i luftës, Bajram Mehani. I ndjeri kujtohet nga shumë gjenerata si profesor i nderuar dhe i shquar. I lindur në vitin 1956, Mehani kishte kryer shkollimin fillor në Dobroshevc të komunës së Drenasit. Pastaj, Shkollën e Mesme e kishte vazhduar në Prishtinë. Qysh […]

Pas një sëmundje të rënd, dje ka ndërruar jetë intelektuali, veprimtari e veterani i luftës, Bajram Mehani.

I ndjeri kujtohet nga shumë gjenerata si profesor i nderuar dhe i shquar.

I lindur në vitin 1956, Mehani kishte kryer shkollimin fillor në Dobroshevc të komunës së Drenasit. Pastaj, Shkollën e Mesme e kishte vazhduar në Prishtinë.

Qysh në atë kohë, si i ri, bashkë me Heroin Fehmi Lladrovci dhe shumë veprimtarë të tjerë ishte angazhuar për çështjen kombëtare.

Pas përfundimit të universitetit në Fakultetin Teknik, drejtimi i makinerisë, në vitin 1986 ishte punësuar në Shkollën e Mesme Teknike tash ”Fehmi Lladrovci”, ku prej asaj kohe e deri në ditët e fundit të jetës së tij ishte gjithmonë pjesë e sindikatës dhe e Këshillit Aktiv të shkollës.

Profesori i ndjerë ka qenë edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës ai ishte udhëheqës i logjistikës në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”.

Varrimi i tij bëhet të enjten (sot) me 14 shtator në varrezat e fshatit Shkabaj, ish- Gllanasellë, në ora 16:00.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja