Muzaka: Arma kryesore e Skënderbeut ka qenë fryma e grupit, kishim njohuri për cilësitë e kundërshtarit

Muzaka: Arma kryesore e Skënderbeut ka qenë fryma e grupit, kishim njohuri për cilësitë e kundërshtarit

Mesfushori i Skënderbeut, Gjergji Muzaka, ishte autori i golit të vetëm që korçarët realizuan në ndeshjen e mbrëmshme në Kiev përballë Dinamos. Në një intervistë të dhënë gjatë orëve të mbrëmjes për “Supersport”, ai foli për humbjen e skuadrës, rolin e tij në qendër të mesfushës, si dhe pikën më të fortë të bardhekuqve. Përmbysja […]

Përmbysja e rezultatit

“E dinim që kundërshtari do të administronte rezultatin në momentin që pësuam dy gola. Goli i parë që pësuam ishte i pashmangshëm, nga një distancë e largët. Më pas erdhi edhe goli i dytë dhe loja mori një rrjedhë tjetër.”

Goli i shënuar

“Iu afrova portës dhe mendova ta gjuaja, pasi pashë hapësirën. Ndoshta u krijua pak hapësirë nga fakti se mbrojtësi kundërshtar mendoi se do të pasoja. Pikërisht për të shmangur ndërhyrjen e mbrojtësit që kishte mundësi për të më zënë rrezen e portës, godita me teknikë dhe jo fort.”

Roli në qendër të mesfushës

“I diskutueshëm është edhe ky pozicioni im në fushë. Por, ky rol që më ka caktuar trajneri ka të bëjë edhe me eksperiencën që unë kam në futboll. Mendoj se trajneri e ka menduar drejt këtë vendim për të më luajtur në qendër të mesfushës.”

Minutat në dispozicion

“Pavarësisht minutave që aktivizohesh, si për 90 minuta apo për 1 minutë, mjafton të japësh maksimumin.”

Pika më e fortë e Skënderbeut

“Arma kryesore e Skënderbeut ka qenë fryma e grupit. Përveç raundit të parë që kishim një ekip të dobët, ndaj çdo kundërshtari në eliminatore të Ligës së Europës ne nuk ishim favoritë. Por, ka ndikuar fryma e grupit dhe eksperienca e lojtarëve që ka Skënderbeu.”

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova