Mourinho: Skuadrat angleze nuk duhet të trajtohen si favorite në Ligën e Kampionëve

Mourinho: Skuadrat angleze nuk duhet të trajtohen si favorite në Ligën e Kampionëve

Zhoze Murinjo insiston se skuadra e Mançester Junajtid nuk duhet trajtuar si favorite për fitoren e Ligës së Kampioneve pasi ka shumë skuadra më të forta se klubi anglez, edhe pse ai duket sikur i është kthyer përsëri viteve të lavdishme. “Në Ligën e Kampioneve ka 4-5 skuadra me një nivel të pabesueshëm cilësie, eksperience […]

“Në Ligën e Kampioneve ka 4-5 skuadra me një nivel të pabesueshëm cilësie, eksperience dhe njohuri për të ecur në aktivitet. Kjo është ajo që bën diferencën.

Përveç kësaj, ka shumë skuadra që janë të ngjashëm me Ligën e Europës. Duhet të mundohemi të kualifikohemi në 16 më të mirët dhe t’i gëzohemi asaj faze speciale me eliminim direkt bashkë me skuadrat më të mira në Europë”, tha Murinjo.

“Nuk është pritshmëri e ulët të mendosh se duhet të fitosh nesër, siç e mendoj unë. Por duhet të jemi të përulur dhe të pranojmë se kundërshtari ka të njëjtin motivim që kemi ne. Kundërshtari ka ardhur këtu dhe dëshiron t’i japë Mançester Junajtid një shije të keqe, siç ka bërë në të kaluarën. Por ne hyjmë në ndeshje me idenë se mund ta fitojmë atë. Të themi në këtë moment se ne jemi kandidatë për këtë apo për atë… ne thjesht jemi kandidatë për nesër”, tha trajneri portugez.

I pyetur edhe për vështirësitë me të cilat përballen skuadrat angleze në krahasim me rivalët, Murinjo nuk ngurroi të pikturonte negativisht futbollin në Britaninë e Madhe, ku kalendari është shumë i ngjeshur.

“Nuk ka asgjë për të thënë në këtë aspekt. Është humbje kohe të flasësh për atë që mund të bëjmë, pasi nuk mund ta bëjmë. Duhet ta pranojmë se ka diferenca nga vendet e tjera. Kështu janë gjërat”, deklaroi Murinjo.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova