LDK do t’i bashkohet PAN’it? Agim Veliu i përgjigjet Milaim Zekës

LDK do t’i bashkohet PAN’it? Agim Veliu i përgjigjet Milaim Zekës

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, paralajmëroi gjatë ditës së sotme se ekziston mundësia që të ketë riformatim të qeverisë Haradinaj pas zgjedhjeve lokale. Madje, sipas tij, partia e Isa Mustafës, LDK-ja, do t’i bashkohet qeverisë Haradinaj. Mirëpo, të njëjtit mendim nuk kanë edhe në LDK.  Nënkryetari i këtij subjekti, Agim Veliu e ka kundërshtuar një […]

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, paralajmëroi gjatë ditës së sotme se ekziston mundësia që të ketë riformatim të qeverisë Haradinaj pas zgjedhjeve lokale. Madje, sipas tij, partia e Isa Mustafës, LDK-ja, do t’i bashkohet qeverisë Haradinaj.

Mirëpo, të njëjtit mendim nuk kanë edhe në LDK.  Nënkryetari i këtij subjekti, Agim Veliu e ka kundërshtuar një gjë të tillë duke thënë se ky subjekt politik është i përkushtuar tanimë vetëm për zgjedhjet lokale. Ai thotë se tani më po vërehet pasiguria e koalicionit PAN për formimin e Qeverisë.

“LDK momentalisht është e përkushtuar për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Qeveri Kosova ende nuk ka edhe këtu po e shoh pasigurinë e atij koalicioni që ende pa e formu Qeverinë po mendojnë diçka tjetër’’, ka thënë Veliu për ‘Indeksonline’.

Tutje, Veliu ka shtuar se LDK nuk i bashkohet asnjë grupacioni parlamentar. Ai thotë se do të punojnë fuqishëm në opozitë në mënyrë që kjo qeveri të ketë jetë sa më të shkurtër.

‘’LDK nuk do t’i bashkohet asnjë grupimi parlamentar as tash as pas zgjedhjeve. Ne do të punojmë fortë si opozitë që eventualisht nëse kjo qeveri formohet të ketë jetë sa më të shkurtër, por asnjë mënyrë që ne ti bashkohemi një grupacioni apo disa subjekteve politike që tash janë bërë bashkë edhe po tentojnë ta formojnë një Qeveri pa kurrfarë kriteresh të mirëfillta, pa kurrfarë të mire për qytetarët e Kosovës’’, ka përfunduar Veliu.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja