Ky ishte shkaku i vdekjeve të dyshimta në QKUK?

Ky ishte shkaku i vdekjeve të dyshimta në QKUK?

Këtë të hënë u raportua se të enjten e kaluar në QKUK, kanë ndodhur katër vdekje gjatë operacioneve, dhe u dyshua se ato nuk ishin të natyrshme, por shkaku i problemeve gjatë trajtimit mjekësor. Për, këto vdekje tani është ngritur një ekip hetimor brenda QKUK’së, e ato po hetohen edhe nga Prokuroria dhe Policia. Gazeta […]

Këtë të hënë u raportua se të enjten e kaluar në QKUK, kanë ndodhur katër vdekje gjatë operacioneve, dhe u dyshua se ato nuk ishin të natyrshme, por shkaku i problemeve gjatë trajtimit mjekësor.

Për, këto vdekje tani është ngritur një ekip hetimor brenda QKUK’së, e ato po hetohen edhe nga Prokuroria dhe Policia.

Gazeta Metro, nga burime brenda QKUK’së, ka mësuar se hetimi i rastit ka rezultuar se dy nga katër vdekjet e ndodhura atë ditë, dyshohet se kanë ndodhur shkaku i problemeve me anestezionin që u është dhënë pacientëve që i ishin nënshtruar operacionit.

Siç ka mësuar Gazeta Metro, nga raporti që ka bërë ekipi hetimor, rezulton se atë ditë janë operuar 17 raste, për të cilave tetë sosh janë përballuar me problem të ngjashëm, i cili ka pasur të bëjë me anestezionin. Të tetë këto raste ka rezultuar se kanë marrë anestezion nga i njëjti sistem, ndërsa rastet tjera te të cilat nuk është paraqitur ky problem, nga një sistem tjetër i anestezionit.

Nga këto tetë raste, sipas raportit hetimor, dy persona të moshuar kanë vdekur, pasi nuk kanë arritur të marrin veten. Ndërsa, gjashtë rastet tjera, që gjithashtu kanë pasur probleme me frymëmarrje, është arritur të rikthehen në gjendje normale.

Kjo ka ngritur dyshimin, se vdekja e këtyre dy viktimave nuk ka qenë e natyrshme, por mund të ketë ndodhur shkaku i problemeve me anestezionin që atyre u është dhënë gjatë operimit.

Ky dyshim, ka bërë, që ekipi hetimor të urdhërojë që viktimave dhe të gjashtë personave tjerë që kanë pasur të njejtin problem, t’u merren mostrat e gjakut, për analizë. Gjithashtu, është izoluar dhe blombuar anestezioni që u është dhënë pacientëve që kanë pasur këtë problem, dhe i njejti pritet të dërgohet në ndonjë laborator jashtë vendit, për të ja bërë analizat. Si vende të mundshme, për këto analiza po shqyrtohen, Shqipëria ose Mali i Zi, pasi Kosova nuk posedon një laborator të tillë, ka bërë të ditur ky burim për gazetametro.net.

Për rastin, Gazeta Metro, ka kontaktuar edhe zyrën për informim të QKUK’së, por zëdhënësi Shpend Fazliu, ka thënë se në këtë fazë nuk mund të japin më shumë informacione se sa nga ajo që është thënë në komunikatën për media. Ai ka thënë se me rastin, tani janë duke u marrë edhe organet e hetuesisë, dhe rasti tani ka kaluar në një nivel tjetër hetimi, që nuk i takon QKUK’së.

Ndërsa në njoftimin e QKUK’së, thuhet se pas diskutimeve edhe konsultimeve me ekipet dhe personat relevantë, u vendos që përmes komisioneve të formuar nga QKUK lidhur me këtë çështje, të bëhen hulumtimet e detajuara të bazuara në raporte profesionale përkatëse.

Edhe Prokuroria që ka konfirmuar se është duke e hetuar rastin e 3 vdekjeve të dyshimta në QKUK, nuk ka pranuar të jap detaje shtesë, duke kërkuar nga mediat që t’i lënë hapësirë punës hetimore.

Me rastin po merret edhe ministri i ri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili sot ka bërë të ditur se ka kërkuar hetime të dëtajuara dhe profesionale për rastin e vdkejeve në QKUK, që ndodhen të enjtën, disa ditë para se ai të merrte dëtyren.

Ministri Ismaili ka bërë të ditur se për këtë rast ka ndërmarrë veprimet konkrete, duke përfshirë, urdhërimin e të gjitha inspektorateve të MSH’së të shkojnë në QKUK për të filluar hetimet e pavarura dhe të detajuara.

Si rezultat i kësaj bëhet e ditur se, ekipet kanë izoluar të gjitha pajisjet dhe janë blombuar të gjitha mostrat. Gjithashtu është rekomanduar që analiza këtyre mostave t’u bëhet jashtë vendit.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj