Ky është numri i punëtorëve që janë pa kontrata pune në Kosovë

Ky është numri i punëtorëve që janë pa kontrata pune në Kosovë

Me një pagë minimale prej 130 euro në Kosovë, Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat në Kosovë vlerëson se nuk është e drejtë të ndalet migrimi i të rinjve, ndërsa kërkon që paga minimale të jetë 250 euro. Kështu ka thënë në një konferencë për media kryetari i kësaj sindikate Jusuf Azemi, sipas të cilit […]

Kështu ka thënë në një konferencë për media kryetari i kësaj sindikate Jusuf Azemi, sipas të cilit gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante.

Ai deklaratat e udhëheqësve shtetërorë se nuk kanë të drejtë të migrojnë të rinjtë i quan të pavërteta, përderisa thotë se 70 për qind e kompanive nuk i paguajnë punëtorët e tyre me kohë.

“Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante dhe assesi ne si sindikatë nuk po shohim shenja të rregullimit të çështjes së tyre. Asnjë qeveri deri më tani nuk e ka dhënë kontributin pozitiv që këtyre punëtorëve, sado kudo, t’iu lehtësohet barra ekonomike për të cilën shpeshherë ne po dimë të kritikojmë dhe po themi a thua pse stacioni i autobusëve me plot të rinj. Unë iu bëj me dije se deklaratat përmes televizionit që të rinjtë nuk kanë të drejtë ose nuk kanë obligim të shkojnë jashtë, janë të pasinqerta sepse deklarimet e tyre mund të jenë nëse udhëheqësit, qeveritë dhe ministritë merren në mënyrë me serioze me këta punëtorë. Unë nuk guxoj t’i them askujt mos dil në migrim, sepse me 130 euro pagë, është diçka që nuk ia vlen të bisedohet”, ka thënë Azemi.

Po ashtu në konferencë është zyrtarisht është mbyllur grava e punëtorëve teknik të shkollave në Prishtinë meqenëse u janë dhënë pagat. E për këtë, Azemi ka thënë se nuk ka qenë fajtore kompania private për vonesën që ka ndodhur, por Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Azemi është shprehur se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Qeverinë e Kosovës, duke thënë se nëse i fut në sistem vetëm 150 mijë punëtorë që janë pa kontrata pune, buxheti i Kosovës rritet për 150 mijë euro, përderisa ka kërkuar që të paguhen edhe orët shtesë të të gjithë punëtorëve të sektorit privat.

“E njoftojmë kryeministrin dhe organet kompetente se në Kosovë mbi 150 mijë punëtorë i kemi pa kontrata pune dhe një llogari shumë e thjeshtë, nëse 150 mijë punëtorë i kemi pa kontrata pune, në mënyrë direkte dhe indirekte Qeveria e Kosovës humb mbi 50 milionë euro kontribute dhe tatime të cilat ne si sindikatë themi se shkojnë në xhepat e pronarëve të kompanive e ndoshta shpeshherë shkojnë edhe në xhepat e pushtetarëve të Kosovës”, ka thënë Azemi.

Mungesa e kontratave të punës dhe rrezikimi i shëndetit dhe jetës së punëtorëve në sektorin publik, Azemi ka thënë se po ndikojnë në lëndimet e punëtorëve në punë, e madje disa sipas tij po e pësojnë edhe me fatalitet, duke dhënë shifra alarmante të punëtorëve  të vdekur në orar të punës.

“Jemi rekord fatkeqësisht këtë vit që kemi hyrë për 7 muaj kemi 11 raste të vdekjeve të punëtorëve në vendet e tyre të punës. Kjo është shqetësuese për ne dhe shumë pak po merremi me këto raste. Do të thotë neve na mjafton të themi se ka vdekur në mungesë të sigurisë të punës dhe nesër pasnesër po harrohen. Jemi rekord me rastet e vdekjes për një periudhe 10 vjeçare për punëtorët që na vdesin gjatë orarit të punës”, ka thënë Azemi.

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat në Kosovë e quan poshtëruese pagën minimale të sektorit privat në Kosovë e cila arrin vetëm deri në 170 euro dhe kërkon që ajo të jetë në vlerë minimale prej 250 euro.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja