Kur është koha e përkryer për kafe

Kur është koha e përkryer për kafe

Për shumicën e njerëzve, rituali i pirjes së kafesë është gjëja e parë që e bëjnë pasi të zgjohen në mëngjes. Por, a është kjo koha më mirë për të konsumuar kafenë? Kur bëhet fjalë për kafenë, zonë biologjike së cilës duhet t’i kushtojmë vëmendje është niveli i kortizolit – hormon ky të cilin e […]

Kur bëhet fjalë për kafenë, zonë biologjike së cilës duhet t’i kushtojmë vëmendje është niveli i kortizolit – hormon ky të cilin e lidhim me stresin dhe me shpejtësinë e reagimeve tona mendore dhe perceptive.

“Më shumë kortizol në trupin tonë do të thotë që ju jeni për nga natyra më vigjilent dhe më të fokusuar”, sqaron Steven Miller në llogarinë zyrtare të Shoqatës për Neuroshkencë (Neuroscience DC) në Twitter.

“Sa më vigjilent dhe më të fokusuar që jeni, kafeja do të jetë më pak efektive. Pra, nëse kemi pirë kafe në një kohë kur vigjilenca jonë është në kulmin e saj, efektin e zgjimit të cilin e ka kafeja nuk do të mund ta shfrytëzojmë. Prandaj, kafe në tonë duhet ta konsumoj më në kohën kur niveli i kortizolit në trupin tonë është më i vogël”, thotë Miller.

Edhe pse kortizoli arrin nivelin më të lartë në mes të orës 8 dhe 9, niveli i tij rritet edhe disa herë gjatë ditës: në mes të orës 12 dhe 13 dhe 17:30 dhe 18:30, transmeton Telegrafi.

Por në qoftë se e preferoni kafenë tuaj në mëngjes, ajo do të jetë më efektive nëse e konsumoni në mes të orës 9:30 dhe 11:30, kur nivelet e kortizolit bien në nivelin më të ulët para se të ngrihen përsëri.

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe, koha e përkryer për një kafe është 14:16, por ky vlerësim nuk është i bazuar në matjet e niveleve të kortizolit por në studimin se në ç’kohë punonjësit ndihen më të lodhur.

Nëse vërtet dëshironi t’i përjetoni përfitimet maksimale të kënaqësisë nga pirja e kafesë, shkencëtarët rekomandojnë një gjumë të shkurtër 15 minutash menjëherë pas pirjes së disa filxhanëve me kafe.

Është dëshmuar eksperimentalisht se kombinimi i kafesë e cila e pastron trupin nga adenozina – kimikat ky që na bën të përgjumur, dhe një gjumi të tillë të shkurtër, i mundëson shkallën më të lartë të vigjilencës nëpër periudhën më të gjatë të kohës.

Kjo metodë është një shembull i efektit paradoksal të shumë substancave në trupin tonë. /Telegrafi/

 

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve