Kundërshtari i Skënderbeut ia publikon kërkesat prej hotelit luksoz e deri te çokollatat e zeza (Foto)

Kundërshtari i Skënderbeut ia publikon kërkesat prej hotelit luksoz e deri te çokollatat e zeza (Foto)

Klubi i Dinamos së Kievit ka publikuar sot në faqen e vet zyrtare një informacion të detajuar për Skënderbeun, kundërshtarin e të enjtes në Ligën e Europës. Por nuk bëhet fjalë për taktikat që përdorin korçarët apo elementët cilësorë të tyre. Bëhet fjalë për axhendën e udhëtimit të skuadrës shqiptare drejt Ukrainës si dhe të […]

dinamo kiev

“Skënderbeu në Kiev, dy ditë por asgjë tjetër veç futbollit”, titullohet artikulli i cili tregon përgatitjet e korçarëve në Ukrainë. Ne vijim, detajet e publikuar nga ukrainasit rreth vizitës shqiptare…

“Klubi nga qyteti i Korçës do të mbërrijë në kryeqytetin e Ukrainës pranë drekës të së mërkurës, më 13 shtator, me një udhëtim çarter nga Selaniku. Klubi shqiptar do të akomodohet në një nga hotelet më të mira të qytetit, “Premier Palace”, i cili gjendet vetëm pak kilometra larg stadiumit “Olimpiyskiy”.

5769826

Gjatë ditës, ekipi do të qëndrojë pushim ndërsa në orën 19:00, do të fillojë stërvitjen para ndeshjes, para të cilës do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit dhe një prej lojtarëve.

Kërkesat e Skënderbeut për ekipin pritës janë të zakonshmet, por ka edhe disa të veçanta. Topa futbolli, porta të lëvizshme, tavolina masazhi, peshqirë, akull, çaj, kafe… Përveç këtyre, shqiptarët kanë kërkuar për çdo pjesëtar delegacioni nga një çokollatë të zezë dhe biskota të kripura.

olimpiyskiy_8

Në mëngjesin e ditës së ndeshjes, nuk ka asnjë plan të parapërgatitur nga Skënderbeu, ekipi do të qëndrojë në hotel. Delegacioni do të niset drejt stadiumit në orën 18:00 (lokale), 2 orë para fillimit të ndeshjes. Në orën 20:00 (lokale), do të dëgjohet bilbili i gjyqtarit Bart Verntenten dhe pas takimit, është parashikuar kthimi në hotel.

b235ed8150c6

Një gjë interesante është se pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, shqiptarët kanë porositur 10 pica “Margherita”.

Shqiptarët do të kthehen në vendlindje gjatë pasdites së 15 shtatorit”.

 

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova