Kujdes: Cigaret elektronike dëmtojnë shumë shëndetin

Kujdes: Cigaret elektronike dëmtojnë shumë shëndetin

Edhe pse ka muaj që spekulohet për ndikimin e cigareve elektronike në shëndetin tonë, tani rezultatet e studimit të ri kanë treguar se e-cigaret që përmbajnë nikotinë, shkaktojnë tension të lartë, përshpejtojnë ritmin e zemrës dhe çojnë në sëmundje të zemrës. Ndërsa disa thonë se e-cigaret janë më të shëndetshme sesa të zakonshmet, kërkimet e […]

Edhe pse ka muaj që spekulohet për ndikimin e cigareve elektronike në shëndetin tonë, tani rezultatet e studimit të ri kanë treguar se e-cigaret që përmbajnë nikotinë, shkaktojnë tension të lartë, përshpejtojnë ritmin e zemrës dhe çojnë në sëmundje të zemrës.

Ndërsa disa thonë se e-cigaret janë më të shëndetshme sesa të zakonshmet, kërkimet e reja janë duke ngulfatur këtë pretendim, transmeton KosovaPress.

Në fakt, rezultatet e hulumtimit nga Instituti Karolinsky në Stokholm kanë treguar se ata që pinë duhan me e-cigare me nikotinë kanë tri herë gjasa më të madha të vuajnë nga arteriet.

Shkencëtarët suedezë kanë paralajmëruar se e-cigaret ndikojnë në qarkullimin dhe arteriet kanë më shumë vështirësi të pompojnë gjakun përmes trupit, gjë që automatikisht rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

“Numri i cigareve elektronike është rritur gjatë viteve të fundit dhe të gjithë pretendojnë se nuk kanë ndonjë ndikim në shëndetin. Kjo ishte gjithmonë e diskutueshme dhe tani kemi përfundimisht dëshminë për dëmin e nikotinës së cigareve që po sugjerojmë në studimin tonë”, tha dr. Magnus Lundbek.

Përndryshe, sondazhi përfshiu 15 vullnetarë të rinj, të shëndetshëm të moshës rreth 26-vjeç. Të gjithë tymosën deri në dhjetë cigare në muaj dhe ata më herët nuk kishin provuar të përdornin cigaret elektronike.

Në kuadër të studimit, ata përdorën cigare elektronike – një ditë me nikotinë për 30 minuta dhe ditën e dytë pa nikotinë.

“Ne kemi vënë re brishtësinë e arterieve tek ata që pinë duhan me cigare me nikotinë. Ndonëse kjo ishte gjendja aktuale, përdorimi i vazhdueshëm i këtyre cigareve me siguri mund të bëhet një gjendje kronike që çon në përkeqësime të tjera”, tha dr. Lundbek.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve