Krasniqi tregon arsyen pse PDK nuk ia dha asnjë ministri

Krasniqi tregon arsyen pse PDK nuk ia dha asnjë ministri

  Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se tash e një kohë ka konsideruar se i duhet të bëjë një shkëputje nga angazhimi në Qeveri për t’u fokusuar në detyrën e deputetit. Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar Qeverinë e re dhe ka thënë se  ‘disa nga ministrat do […]

 

Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se tash e një kohë ka konsideruar se i duhet të bëjë një shkëputje nga angazhimi në Qeveri për t’u fokusuar në detyrën e deputetit.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar Qeverinë e re dhe ka thënë se  ‘disa nga ministrat do të arrijnë të ndryshojnë gjendjen për të mirë’.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

Të dashur miq,
Dje është votuar Qeveria e re dhe këtë herë unë nuk do të jem pjesë e kabinetit qeveritar. Ka kohë që kam konsideruar se më duhet të bëj një shkëputje nga ekzekutivi, për t’u fokusuar në legjislativ gjatë këtij mandati, kur pritet që beteja kryesore politike të zhvillohet pikërisht në Kuvendin e Kosovës.
Qeverisë së re dhe ministrave të rinj ju dëshiroj punë të mbarë dhe pres prej tyre që të fillojnë punën menjëherë, sepse kemi humbur mjaft kohë. Kam besim, veçanërisht në disa prej tyre, që do të arrijnë të ndryshojnë për të mirë gjendjen e rënduar në disa prej sektorëve të rëndësishëm.
Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata kolegë që për shumë vjet kemi bashkëpunuar dhe jemi munduar bashkë që t’i adresojmë sfidat e shumta, si në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ashtu edhe në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Në mënyrë të veçantë, shpreh mirënjohjen time më të thellë për anëtarët e kabinetit tim, për këshilltarët e mi, pa të cilët nuk do të mund të shënoheshin sukseset e shumta në fushat për të cilat kemi pasur përgjegjësi ndër vite. Jam i sigurt se shumë prej tyre do të vazhdojnë t’i shërbejnë vendit me nder dhe me përkushtim, pavarëisht detyrave që do t’i kenë në të ardhmen. Falënderoj edhe secilin zyrtar të administratës që ka kryer obligimet e veta me zell dhe me përgjegjësi.
Ka shumë të arritura, pa dyshim, por jam i vetëdijshëm se ka ende shumë punë për t’u bërë. Dhe për të arritur progres edhe më të madh, na duhet angazhim maksimal, përkushtim dhe punë konkrete e secilit person që ka përgjegjësi institucionale. Unë do të vazhdoj të jap kontributin tim edhe si deputet, për të avancuar tutje të gjitha fushat që janë prirotete për qytetarët e vendit tonë.
Ju faleminderit!

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik