Komunat zvarrisin vlerësimin e dëmeve nga zjarret gjatë verës

Komunat zvarrisin vlerësimin e dëmeve nga zjarret gjatë verës

Në Mitrovicë, Vushtrri dhe në Drenas zjarret e korrikut dhe të gushtit kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha të pyjeve, të arave dhe të kullosave, madje në Vushtrri dhe në Mitrovicë edhe objektet shkollore dhe hoteliere. Ndonëse dëmet vlerësohen të jenë milionëshe komunat ende nuk kanë dalë me raportet e vlerësimit, në bazë të të cilave […]

Ndonëse dëmet vlerësohen të jenë milionëshe komunat ende nuk kanë dalë me raportet e vlerësimit, në bazë të të cilave MBPZHR-ja do ta bëjë kompensimin.

Temperaturat tropikale që kanë dominuar në korrik dhe në gusht të këtij viti në gjithë vendin kanë shkrumbuar sipërfaqe të tëra të pyjeve, kullosave dhe arave të komunave Mitrovicë, Vushtrri dhe Drenas.

Madje janë djegur edhe objekte shkollore (në Mitrovicë) dhe objekte hoteliere (në Vushtrri). Por, megjithëse dëmet vlerësohen të jenë milionëshe, Komuna e Mitrovicës, ajo e Vushtrrisë dhe Komuna e Drenasit ende nuk kanë vlerësuar dëmet.

Zyrtarët komunalë të këtyre komunave i kanë thënë “Zërit”, të premten, se kanë formuar komisionet që vlerësojnë dëmet nga fatkeqësitë natyrore, por që ato ende nuk kanë bërë vlerësimin e dëmeve.

Mitrovica e Jugut dhe Mitrovica e Veriut janë përballur me disa vatra zjarresh, që përveç se kishin përfshirë mbi 100 hektarë të pyjeve, kullosave dhe arave, kishin rrezikuar edhe shtëpitë, sidomos në rajonin e Rekës së Keqe dhe në “Cernushë” në veri të Mitrovicës, si dhe në vetë qytetin e Mitrovicës, në lagjen “Bair”.

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik