Kjo është dita kur Isa Mustafa do t’ia dorëzojë detyrën Haradinajt

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, do t’ia dorëzojë postin e shefit të ekzekutivit Ramush Haradinajt, në ditën e parë të javës që vjen. Burime të portalit “Koha.net” kanë bërë me dije se Mustafa e Haradinaj do të bëjnë pranim – dorëzimin e detyrës të hënën. “Të hënën do të bëhet dorëzimi i detyrës te z. […]
Burime të portalit “Koha.net” kanë bërë me dije se Mustafa e Haradinaj do të bëjnë pranim – dorëzimin e detyrës të hënën.
“Të hënën do të bëhet dorëzimi i detyrës te z. Haradinaj. Për orën, mbetet që të konfirmohet, por besojmë se do të jetë aty kah mesdita”, ka thënë për portalin “Koha.net” një burim brenda kabinetit të Mustafës.












