Kim’in mund ta ndal vetëm një person, por jo para 18 tetorit

Përveç Kim Jong Un’it, ekziston vetëm një njeri i cili mund ta zgjedhë krizën në Gadishullin Korean, me lëvizjen e një gishti. Ky është kryetari kinez Xi Jinping, sepse Koreja Veriore varet në mënyrë vitale nga Kina dhe mbyllja e kësaj rruge tregtare do ta kishte sjellë regjimin dhe gjithë shtetin në humnerë. Kim është […]
Kim është plotësisht i vetëdijshëm për këtë dhe me siguri për këtë arsye pikërisht tani e ka nisë gjithë këtë vazhdë të ngjarjeve, duke ditur mirë se në këtë periudhë Xi nuk është në pozitë që të bëjë çfarëdo lëvizje e cila do të dëmtonte seriozisht Korenë Veriore. Kjo po e nervozon kryetarin e Kinës i cili në gjithë fotografitë e ka buzëqeshjen e butë, por kjo buzëqeshje me siguri kalon në ngërç facial me ta kthyer shpinën kamerave. Në gjithë këtë situatë e zemëron edhe fakti se kohëve të fundit si mediator u paraqit kryetari rus Vladimir Putin, i cili gjithashtu është i vetëdijshëm për problemet e Jinping’ut dhe po tenton që këtë situatë ta kthejë në dobi të vet dhe të konfirmohet si aktor i pazëvendësueshëm global.
Xi ka hyrë në vitin zgjedhor, më 18 tetor do të mbahet Kongresi i 19 i Partisë komuniste të Kinës për të cilin tashmë është përgatitur shfaqja e zakonshme e cila duhet të përfundojë me duartrokitje frenetike të delegatëve kur paraqitet në skenë sekretari gjeneral Xi, i cili do t’i ndërrojë të gjithë ata të cilët i pengojnë dhe në Komitetin e Politbyrosë t’i vendosë kuadrot e besueshme. Por u paraqit një problem serioz sepse Këshilli i ngarkuar për luftë kundër korrupsionit, të cilin e ka formuar Xi, si agjendën e tij kyçe politike, u zbulua se vet Këshilli është çerdhe e korrupsionit, prandaj tani shtrohet pyetja se si do të pozicionohet kryetari për këtë problem. Nëse tregohet e çara në pushtetin e tij absolut (ai e kontrollon ushtrinë, Partinë por edhe organizatën e rinisë dhe mediet), ekziston një besueshmëri e madhe që ai të mos ketë sukses në këtë plan. E në anën tjetër lufta në Korenë Veriore do të ishte tregues i dobësisë së tij sepse nuk arriti ta ruaj “regjimin e shokëve”, trasnmeton Metro.
Pyetja është se si do të reagojë Xi pas Kongresit. Nga ky konstatim mund të shpjegohet shpejtësia me të cilën vepron Kim sepse është i vetëdijshëm se është rrezik që e ka zemëruar Kinën dhe se nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Nëse para përfundimit të Kongresit arrin t’i realizojë një pjesë të interesave të veta, të fitojë negociatat sipas modelit iranian me zbutjen e sanksioneve dhe ndihmën e nevojshme që të përmirësohet standardi jetësor i popullatës së vet, shpreson që Kina mund ta fal.
Alternativa nuk është e këndshme: largimi i Kim Jong Un’it nga pushteti me veprimin e shërbimit sekret të Kinës dhe vendosja e marionetës së Pekinit.












