Ja ku renditet Shqipëria në Ligën e Kombeve

Ja ku renditet Shqipëria në Ligën e Kombeve

Përfundimi i ndeshjeve të mbrëmshme të kualifikuesve të zonës europiane i ka dhënë mundësinë UEFA-s që të përditësojë të dhënat e saj në lidhje me ndarjen në vazo të skuadrave për turneun e ri që do të debutojë në vitin 2018, Ligën e Kombeve. Pas ndeshjeve të fundit në grupe, të muajit tetor, do të […]

Përfundimi i ndeshjeve të mbrëmshme të kualifikuesve të zonës europiane i ka dhënë mundësinë UEFA-s që të përditësojë të dhënat e saj në lidhje me ndarjen në vazo të skuadrave për turneun e ri që do të debutojë në vitin 2018, Ligën e Kombeve.

Pas ndeshjeve të fundit në grupe, të muajit tetor, do të bëhet edhe ndarja përfundimtare nëpër vazot. UEFA ka bërë të ditur se si është situata për momentin dhe si janë të vendosura ekipet në vazo. Shqipëria ka ende një shans minimal për Ligën B (i duhet mrekullia ndaj Spanjës dhe Italisë në dy ndeshjet e fundit), por ka thuajse ka të sigurt vazon e parë në Ligën C, e cila parashikohet ndër më të balancuarat e turneut.

izrael shqiperi kombetarja festa e golit1

LIGA A (skuadrat ndahen në katër grupe me nga tre Kombëtare)
Gjermani, Portugali, Belgjikë, Spanjë, Zvicër, Francë, Angli, Itali, Poloni, Kroaci, Islandë, Uells

LIGA B (skuadrat ndahen në katër grupe me nga tre Kombëtare)
Rusi, Irlandë e Veriut, Sllovaki, Suedi, Holandë, Ukrainë, Bosnjë Hercegovinë, Austri, Turqi, Irlandë, Danimarkë, Hungari.

LIGA C (skuadrat ndahen në një grup me tre dhe tre grupe me nga katër Kombëtare)
Slloveni, Shqipëri, Mali i Zi, Serbi, Skoci, Republika Çeke, Rumani, Greqi, Bullgari, Izrael, Norvegji, Qipro, Finlandë, Estoni, Azerbajxhan.

LIGA D (skuadra ndahen në katër grupe me nga katër Kombëtare)
Lituani, Bjellorusi, Gjeorgji, Armeni, Maqedoni, Ishujt Faroe, Luksemburg, Letoni, Moldavi, Kazakistan, Lihtenshtejn, Andorra, Maltë, Kosovë, San Marino, Gjibraltar.

Shorti do të hidhet në fund të këtij viti, ndërsa në vazhdim, nuk do të ketë më nevojë për renditjen e UEFA-s, pasi ndarja në Liga do të përcaktojë edhe ndarjet në vazo për eliminatoret e Kampionateve Europianë. Fituesi i secilës Ligë, do të ketë të drejtën të shkojë direkt në Europianin pasardhës, pa kaluar nëpërmjet kualifikueseve.

liga e kombeve skema

 

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova