Ja edhe sa miliona euro duhen për veteranët

Ja edhe sa miliona euro duhen për veteranët

Qeveria e ardhshme e Kosovës do të përballet me një sfidë të madhe. Sigurimi i pensioneve për veteranët e luftës, numri i të cilëve po rritet për çdo ditë. Ata për muajin që shkoi kanë marrë vetëm nga 50 euro pasi që Qeveria në detyrë nuk ka pasur mjete për t’i paguar ata pasi që […]

Ata për muajin që shkoi kanë marrë vetëm nga 50 euro pasi që Qeveria në detyrë nuk ka pasur mjete për t’i paguar ata pasi që rishikimi i buxhetit nuk mund të bëhet nga institucionet në detyrë.

Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi, në një intervistë për KosovaPress thotë se momentalisht çështja e veteranëve është e ngrirë , pasi që nuk ka mjete për ta dhe se këtë obligim e ka Qeveria e re.

Ai sqaron edhe të gjithë situatën për buxhetin për pensionet e veteranëve të luftës.

“Buxheti i ndarë për veteranët për vitin 2017 ka qenë  38 milionë euro dhe pagesat janë bërë me rregull  me përjashtim të muajit të fundit,  për shkak se tash numri i veteranëve ka mbërri mbi 33 mijë e 178. Ka qenë një vendim i përbashkët që e kemi marrë në Zyrën e Kryeministrit së bashku me Ministrinë e Punës , Shoqatat  iu kemi ndarë 1.7 milion euro sa ka qenë mbetja në mënyrë lineare gjithë veteranëve edhe me këtë është përmbyll buxheti që është ndarë. Për të  plotësuar nevojat tjera që janë këtë vit edhe për shkak të mos funksionimit në kohë të Komisionit për riklasifikim nevojiten edhe diku rreth 27-28 milionë euro . Këto mjete tani për momentin nuk janë për veteranët . Por Qeveria në momentin që vjen edhe Kuvendi të bëhet funksional , ata kanë mundësi ta  rishikojnë ligjin për Buxhet edhe Ligjin për veteranët në mënyrë që ta plotësojnë këtë kërkesë ose mi nusin që është sivjet që të vazhdohet të jetë  funksional Komisioni për riklasifikim në mënyrë që me qenë brenda rregullatives dhe brenda marrëveshjes me FMN-në”, tha Krasniqi.

Ai thotë se Komisioni duhet të formohet dhe të bëhet klasifikimi i listave në mënyrë që veteranët të mos mbesin pa pensionet e tyre pasi që ata nuk janë fajtorë për situatën e ndodhur.

Në lidhje me këtë çështje Krasniqi shpreson se do të gjendet një mirëkuptim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe se Qeveria e re duhet t’i rishikojnë ligjet e lartpërmendura të klasifikojnë listat, ose  në të kundërtën duhet të gjejnë fonde për veteranët.

“Besoj që në çdo variant,  cili do që të jetë vendimi për çështjen e veteranëve fondet mund të gjinden. Po është mirë të përfundojë ky proces për arsye që ky proces do të ketë ndikim jo vetëm këtë vit por edhe vitin e ardhshëm…. Nëse duam të jemi brenda objektivave me FMN-në me programet që i kemi harmonizuar me ata duhet shpejt me u bërë këto dy veprime në mënyrë që së paku në buxhetin e vitit 2018  me qenë një buxhet i qëndrueshëm duke i përfshirë edhe veteranët . Nuk ka zgjidhje tjetër. Edhe FMN-ja duhet me ta kuptojë. Por në rast se nuk ndodh riklasifikimi, Qeverisë i  mbetet ta plotësojë kërkesat që janë ligjore. Pavarësisht po themi tani obligimeve me FMN-në e që besoj edhe për këtë do të gjendet një mirëkuptim”, tha Krasniqi.

Ndryshe, në njërën nga mbledhjet e Qeverisë në detyrë, është diskutuar për mungesë buxheti për veteranët e që kryeministri në detyrë ka thënë se kjo çështje duhet të rregullohet së shpejti në mënyrë që veteranët të mos mbesin pa pagat e tyre.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj