‘Ismail Morina e ka vendosur, më mirë i vdekur se në Serbi’

‘Ismail Morina e ka vendosur, më mirë i vdekur se në Serbi’

Ismail Morina i mbiquajtur si “njeriu i dronit” gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri i qëndron vendimit për të mos shkuar në Serbi. Edhe pse ndaj tij gjykatat kroate kanë dhënë vendim ekstradimi, vetë ballisti paralajmëron veprime ekstreme. Në një prononcim për “Ora News” bashkëshortja e Ismailit, Federica Lo Toro konfirmoi një tezë tronditëse: Më mirë i vdekur […]

Ismail Morina i mbiquajtur si “njeriu i dronit” gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri i qëndron vendimit për të mos shkuar në Serbi. Edhe pse ndaj tij gjykatat kroate kanë dhënë vendim ekstradimi, vetë ballisti paralajmëron veprime ekstreme.

Në një prononcim për “Ora News” bashkëshortja e Ismailit, Federica Lo Toro konfirmoi një tezë tronditëse: Më mirë i vdekur se në Beograd

Federica Lo Toro Ma konfirmoi edhe para një dite dhe me një qetësi vërtetë tronditëse, që nëse gjërat nuk shkojnë mirë, ai mbetet i vendosur për ti dhënë fund. Më ka thënë që në Serbi nuk ka për të shkuar sido që të jetë përfundimi, më mirë largohem nga kjo botë më tha se sa të shkoj atje. Po mundohemi ta motivojmë, por është shumë e vështirë për të.

Gjëndja e tij fizio-psikike pas 3 muajve në qelinë e burgut të Dubrvonikut është mjaft e rënduar.

Federica Lo Toro: Ismaili ka rënë shumë nga pesha, madje ka edhe probleme të theksuara me shikimin, kjo ndoshta për shkak të kohës së gjatë që qëndron në errësirë në dhomën e burgut, megjithatë në krahasim me herët e fundit është pak më mirë, megjthëse gjëndja psikologjike vijon të jetë e rënduar.

Bashkëshortja e Morinës, Federica e cila e ka ndjekur hap pas hapi çështjen u shpreh se pas vendimit për ekstradim të gjykatës së parë dhe asaj të lartë të Kroacisë, shpresat janë të mbështetura vetëm tek azili politik, një vendim që i takon ministrisë së brëndshme

Federica Lo Toro:  Ne do e dërgojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që më pas të kemi të drejtë ta dërgojmë në Strasburg, por realisht nuk kemi shpresë tek Gjykata Kushtetuese.

Shpresat tona janë të mbështetura tek ministri i brëndshëm, i cili ka kompetencën për ti akorduar Ismailit azilin politik. Është kryer një intervistë paraprake me Ismailin. Tani presim që autoritetet të zhvillojnë intervitsën kryesore dhe shpresojmë që në Janar ti jepet e drejta e azilit politik.

Ndërsa përsa i përket pengesës që mund ti bëj ekstradimit të Ismailit ministri i drejtësisë, nuk kemi besim, pasi Kroacia po kërkon të mbajë një qëndrim krejtësisht neutral.

Federica e cila është nëna e dy fëmijëve të Ismailit dhe është në pritje të fëmijë së 3-të, theksoi gjithashtu se nuk kanë qënë në dijeni të urdhërit të arrestit, madje kanë kontrolluar nëpërmjet Interpolit deri një vit pas ngjarjes, teksa urdhëri është lëshuar nga prokuroria serbe në tetor të 2016-ës, pra dy vite pas ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Në lidhje me mbështetjen e autoriteteve shqiptare ajo u shpreh se ka pasur lëvizje konkrete por është një çështje shumë delikate ndaj shton se e kupton vështirësinë e Shqipërisë në këtë rast. /Ora News/

 

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova