Intervista me Anthony Joshuan: Si ushtrohet dhe si ushqehet kampioni gjigant (Foto/Video)

Intervista me Anthony Joshuan: Si ushtrohet dhe si ushqehet kampioni gjigant (Foto/Video)

Ky vit padyshim se ka qenë ndër më të mirët në jetën e Anthony Joshuas, e si mos të jetë kur marrim parasysh fitoren e tij ndaj Klitchkos, shpalljen si sportisti i vitit, etj. Joshua është ndër boksierët më të mirë në histori, e kjo gjë arrihet vetëm me punë të madhe, përkushtim dhe, normalisht, […]

Joshua është ndër boksierët më të mirë në histori, e kjo gjë arrihet vetëm me punë të madhe, përkushtim dhe, normalisht, ushtrime rigoroze fizike.

Telegrafi më poshtë ju sjellë një intervistë të vitit 2016 të Anthony Joshuas me MensHealth, ku mund të mësoni më shumë për jetën profesionale të Anthony Joshuas.

MH: Cilat ushtrime i bëni më shumë: ushtrimet me peshë të trupit apo me pesha?

AJ: I bëjë të dyja, por më shumë bëjë ushtrime me peshë të trupit. Ato më japin mundësinë të bëjë më shumë ushtrime kardio. Por nëse bëjë ushtrime me pesha, preferojë t’i ushtrojë këmbët.

MH: Është e qartë se jeni një djalosh i madh. Si ia bëni ta mirëmbani madhësinë dhe fuqinë pa e sakrifikuar shpejtësinë në ring?

AJ: Boksi është sport i ndërlidhur ngushtë me ushtrimet kardio, që do të thotë se shpejtësia është e rëndësishme. Shumica e boksierëve të peshave të rënda janë në mënyrë natyrale të mëdhenj dhe të fuqishëm, megjithatë është detyrë e neve (boksierëve) të bëjmë punën tonë dhe ta mirëmbajmë shpejtësinë.

MH: Çfarë ushqimesh hani për t’u mbushur me “karburant”?

AJ: Njohuritë e nutricionit janë të thjeshta, por të domosdoshme. Unë ha shumë spinaq dhe brokoli, mishin e pulës dhe peshqit sepse të furnizojnë me proteina, dhe pastaj ushqehem edhe me oriz dhe patate. Nuk kam ndonjë regjim të veçantë të ushqimit, por ha shumë, ha kur jam  i uritur dhe përpiqem të ha shëndetshëm.

MH: Pra ju më para preferoni t’i qëndroni ‘besnik’ parimeve bazike të nutricionit sesa t’i përmbaheni një plani të plotë ushqimor?

AJ: Po. Mendoj se trupi është planifikuesi më i mirë i ushqimit të cilin mund ta merrni. Unë ha atë që më duket më e mira për mua; nëse hani diçka që është e dëmshme për ju, edhe pse e shijoni tepër, ndonjëherë ju mund ta ndjeni trupin tuaj tek thotë “jo, ky ushqim nuk është i mirë për mua”. Unë përpiqem ta dëgjojë trupin dhe të kuptojë çfarë ka funksionuar në të kaluarën.

MH: Cila është e meta juaj më e madhe e stërvitjeve?

AJ: Me siguri rrjetet sociale! Është faji i celularëve të mençur sepse në vend se të pushojë, zakonisht jam duke shfletuar në rrjete sociale. Kur unë duhet të ndihem energjik për sesionet e stërvitjeve, celularët më pengojnë.

MH: A keni ndonjë metodë të pazakontë trajnimi të cilën e keni përfshirë në sesionin tuaj ushtrimor?

AJ: Ushtrohem pak në një ‘Altitude Center’. Është shumë më ndryshe sesa stërvitja në palestër. Këmbët më dridhen në fund të stërvitjeve, por padyshim se ka ndikim të madh. Përveç kësaj, tjerat ushtrime janë bazike!

MH: Si e shpenzoni një ditë?

AJ: Zgjohem shumë herët në mëngjes dhe gjëja e parë që bëjë është ngrohja e mushkërive me një sesion kardio. Qoftë nëse bëjë ushtrime si noti, vrapimi apo çiklizmi, unë gjithmonë ushtrojë 40 minuta në mëngjes. Pas kësaj, ne shkojmë në një palestër tjetër ku ushtroj për dy orë, dhe, pas një pauze, rikthehemi në palestër boksi. Boksi është pjesa më e vështirë e ditës.

MH: Çfarë bëni kur jeni larg palestrës? Si relaksohet Anthony Joshua?

AJ: Thjesht kënaqem me shokët, luajmë PlayStation dhe e mbajë mendjen larg gjërave të ndryshme.

MH: Çfarë këshillash do t’u jepnit lexuesve për të pasur një trup në formë?

AJ: Konsistencë! Mund të regjistroheni në palestër vetëm tre muaj para stinës së verës dhe t’i shihni disa përmirësime, por asnjëherë nuk do të dukeni si bodibuilder. Konsistenca është çelësi për këtë. Nëse vazhdimisht e nxisni veten, gjithmonë do të përmirësoheni. /Telegrafi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova