Grupi H, Liga e Kampionëve: Real i pagabueshëm, Totenham gjunjëzon gjermanët e Dortmund (Video)

Grupi H, Liga e Kampionëve: Real i pagabueshëm, Totenham gjunjëzon gjermanët e Dortmund (Video)

Real Madrid ka mundur sot lehtësisht me shifrat 3-0 qipriotët e APOEL në një takim ku dy protagonistët kryesorë ishin Kristiano Ronaldo dhe Serxhio Ramos. I pari, si gjithmonë, vendosi rekorde të tjera për Ligën e Kampioneve. Për të 6-tin vit radhazi,  ai arriti të shënojë në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve me skuadrën […]

I pari, si gjithmonë, vendosi rekorde të tjera për Ligën e Kampioneve. Për të 6-tin vit radhazi,  ai arriti të shënojë në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve me skuadrën e tij. Ndërkaq, me penalltinë e realizuar në pjesën e dytë të takimit, Ronaldo u bë lojtari i cili ka shënuar më shumë të tilla në këtë turne, 12, duke lënë pas kuptohet se kë… Lionel Mesin.

Megjithatë, golin më spektakolar në këtë mbrëmje te Real Madrid e bëri tjetërkush. Serxhio Ramos ishte protagonisti i mbrëmjes me golin e 3-0, të cilin e shënoi me një roveshatë duke dalë paksa nga “skema e zakonshme” ku ai shënon me kokë në minutat e fundit.

Sa i përket ndeshjes tjetër, dueli mes Totenhemit dhe Borusia Dortmund ka nxjerrë fitues ekipin anglez që triumfoi me shifrat 3-1. Golit të Son iu përgjigj Jarmolenko me një goditje fantastike. Por pastaj ishte Herri Hejn ai që vendosi diktatin e tij duke realizuar dy herë në portën gjermane për t’i dhënë suksesin Totenhemit dhe për të hedhur kandidaturën e kësaj skuadre për kualifikimin në fazën tjetër të turneut nga ai që cilësohet si “grupi i vdekjes”.

Ndeshjet

Real Madrid-APOEL 3-0
12′, 50′ (p) Ronaldo, 61′ S. Ramos

Totenhem-Borusia Dortmund 3-1
4’ Son, 15′, 60′ Kejn / 11′ Jarmolenko

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin