Gazetarja Vela përshkruan javën e zezë politike në Kosovë

Gazetarja Vela përshkruan javën e zezë politike në Kosovë

Gazetarja Erëza Vela, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në vend, për të cilat thonë se kanë shkaktuar dëshpërim të jashtëzakonshëm tek njerëzit, transmeton Periskopi. Në profilin e saj, Vela ka shkruar se në javën që po e lëmë pas, shumica kanë vënë në pikëpyetje shkollën, punën […]

Në profilin e saj, Vela ka shkruar se në javën që po e lëmë pas, shumica kanë vënë në pikëpyetje shkollën, punën e investimet që i kanë kryer deri më tani, dhe janë hamendësuar për arsyet e vazhdimit të jetës në këtë vend.

Ajo ka përmendur procedurat e konstituimit të Kuvendit e formimit të Qeverisë së re, ku përmendi edhe marrëveshjen që u arrit mes koalicionit PAN e AKR’së, ku kjo e fundit me pak deputetë, arriti të sigurojë pozita të rëndësishme në qeverinë e ardhshme.

Lexoni të plotë reagimin e saj:

Nuk besoj qe ka ndonje person, me standarde mesatare intelektuale, qe kete jave nuk ka perjetu deshperim te jashtezakonshem nga zhvillimet politike. Shumica e kemi vene ne pyetje shkollen qe e kemi kry, punen e investimet qe i kemi bo deri tash e besa edhe jemi mendu gjate se pse vazhdojme me jetu ne kete vend ku:

– Analfabetet qe s’dine shkrim e lexim, sherbyen si ndermjetesues per me e kriju Qeverine dhe ate jo brenda institucioneve, po ne nje ode kic te mbushur me burra te uritur e te papermbajtur;

– U dhane e u morren ministri pa asnje plan program apo diskutim profesional, si nje loje bonbonash e femijeve t’lagjes: “hajt ama mu! – jo, vec n’daq ndrrim!”;

– Nje politikan medioker me dy anetare ne parti, morri 4 Ministri, disa zv/Ministri dhe 1 Zv/KM – me fjale te tjera, konkurs po i duhet me hap per me i mbush keto pozita. Po i njejti, muaj me pare, ngriti padi nderkombetare kunder Kosoves;

– Ekonomia pa asnje plan zhvillimor, u nda ne mes 4 partive, secila me e paditun se tjetra ne kete fushe, duke na siguru qe do te kemi edhe nje mandat qeveritar pa strategji ekonomike, rrjedhimisht shume te rinje e te reja pa pune e t’u i’a mesy prostitucionit e hajnise;

– U faktorizua e doli e shiti mend personi qe ka shperfill emrin e familjes duke udheheq nje grup kriminal per me shit viza e deviza;

– Arsimi mbeti ne dore te njerezve te akuzuar per krim te organizuar e korrupsion, te cilet arsimin e njohin si emer, psh Arsimi, djali i dajes, e jo si proces;

– Morri pozite te Zv/KM, politikani i deshtuar i njohur si sekser, i cili muaj me pare, karshi Edi Rames nuk arriti me e dite se cfare ligji ka aprovu ai vet ne kohen sa ka qene Minister! S’di a ju kujtohet kur Edi, nder te te tjera, i tha: “prandaj edhe te kane heq nga Ministria, se qenke i padijshem”;

– Bujqesia, per te cilen secila parti rrahu gjoks ne fushate zgjedhore, u shkoi serbeve, perktasisht tani mijera familje te cilat mbijetojne nga disa lope apo disa patate, fatin e kane ne dore te Serbise;

– Kryeministri i ardhshem, prezentoi nje foto me kabinetin e tij: njerez pa asnje eksperience reale te punes, per me teper, persona oportunist te cilet per shkak te moralit te ulet e mosperformances jane largu nga secila pune qe kane punu…

Kjo liste e se keqijave eshte shume e gjate, mirepo duhemi me pas akoma shprese. Te pakten, kjo eshte ajo qe na mban ne Kosoven tone.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin