I dërguari i AAK-së në RTK tallet me Baton Haxhiun e Glauk Konjufcën

Debati mes Baton Haxhiut dhe të ftuarit të tij Glauk Konjufca në Klan Kosova, nuk i ka pëlqyer të dërguarit të AAK-së në RTK, Ernest Luma. Ai, në Facebook, me ironi ka shkruar se po debatojnë Sokrati e Platoni, por thotë se po e lë në gjysmë këtë ‘kryevepër’ të klasikëve të filozofisë. Ja çfarë […]
Debati mes Baton Haxhiut dhe të ftuarit të tij Glauk Konjufca në Klan Kosova, nuk i ka pëlqyer të dërguarit të AAK-së në RTK, Ernest Luma.
Ai, në Facebook, me ironi ka shkruar se po debatojnë Sokrati e Platoni, por thotë se po e lë në gjysmë këtë ‘kryevepër’ të klasikëve të filozofisë.
Ja çfarë shkruan Luma:
Kush ka kohë, le ta kqyrë dialogun midis, jo Sokratit dhe Platonit, por Glaukut dhe Batonit, ne Klan-K.
Unë, po e lë në gjysmë këtë “kryevepër” të këtyre klasikëve të filozofosë, i detyruar të bëhem gati për një debat tjetër, sonte, prej orës 22:00, te Ermali, në TV Dukagjin.
I kënaqur, që sadopak u fisnikërova me dijen dhe ligjërimet tejfilozofike të këtyre dy dijetarëve të mëdhenj të kohës sonë.
Dhe shumë i lumtur që jetoj në kohën e tyre.
Ika.












