Debutimi i shqiptarëve në ligat evropiane

Debutimi i shqiptarëve në ligat evropiane

Zvicër                          Taulant Xhaka është rikthyer të luajë si titullar për Bazelin, por skuadra e tij u mposht në shtëpi me rezultatin 1-2 përballë Lozanës në ndeshjen e vlefshme për javën e 7 të Super Ligës së Zvicrës. Benjamin Kololli ishte autori i golit të parë të Lozanës në minutën e 55-të, gol që vendosi barazimin […]

Taulant Xhaka është rikthyer të luajë si titullar për Bazelin, por skuadra e tij u mposht në shtëpi me rezultatin 1-2 përballë Lozanës në ndeshjen e vlefshme për javën e 7 të Super Ligës së Zvicrës. Benjamin Kololli ishte autori i golit të parë të Lozanës në minutën e 55-të, gol që vendosi barazimin momental 1-1 në shifra.

xhaka bazel

Gjelbrim Taipi dha asistin e golit të St. Gallen në barazimin 1-1 të arritur në transfertë ndaj Zyrihut, por 4 minuta më vonë, në të 55-tën, u ndëshkua me karton të kuq direkt. Ndërkohë Albian Ajeti e ndoqi të gjithë takimin nga stoli.

Greqi

Andi Lila luajti 63 minuta në barazimin 0-0 që skuadra e PAS Janinës regjistroi ndaj Atromitos në kampionatin grek. Ndërkohë, surprizë ishte barazimi i sotëm 1-1 i Olimpiakosit të Besnik Hasit në fushën e Ksanthit, por me sa dukej kampionët në fuqi të Greqisë e kishin mendjen më shumë te sfida e mesjavës në Ligën e Kampioneve.

Hungari

Liridon Latifi ka debutuar sot me fanellën e Pushkash Akademi në kampionatin hungarez të futbollit, duke u aktivizuar në minutën e 82-të të ndeshjes që skuadra e tij fitoi me shifrat 3-1 përballë Ujpeshtit.

Poloni

Nuk ishte një javë e mirë kjo për Legian e Armando Sadikut, e cila u mund me shifrat 2-1 me përmbysje nga Slask Vroclava. Sadiku edhe pse ishte 90 minuta në fushën e lojës, nuk arriti të jepte kontributin e tij për të shënuar, pavarësisht rasteve që kishte, duke shpërdoruar mundësinë për të kthyer Legian në kreun e renditjes së kampionatit polak.

Sllovaki

Ruzhomberok i Kristi Qoses vazhdon të paraqitet mjaft mirë në kampionat, ku lufton për një vend në Ligën e Europës. Skuadra e mesfushorit shqiptar fitoi sot me shifrat 2-1 përballë Mishalovce, në një ndeshje ku Qose luajti si mbrojtës në krahun e majtë për shkak të emergjencave me dëmtimet në skuadër.

 

 

 

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova