Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse të pini ujë me mjaltë çdo ditë

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse të pini ujë me mjaltë çdo ditë

Mjalti është përdorur nga egjiptianët si një agjent shërues dhe është quajtur dhe si “ushqimi i perëndive”. Mjekët në atë kohë e kanë përdorur për  trajtimin e plagëve, por gjithashtu dhe si laksativ. Duke qënë se ata i dinin të gjitha përfitimet mahnitëse shëruese të mjaltit, ata filluan dhe me mbajtjen e bletëve.Përveç përdorimit të […]

Mjalti është përdorur nga egjiptianët si një agjent shërues dhe është quajtur dhe si “ushqimi i perëndive”. Mjekët në atë kohë e kanë përdorur për  trajtimin e plagëve, por gjithashtu dhe si laksativ. Duke qënë se ata i dinin të gjitha përfitimet mahnitëse shëruese të mjaltit, ata filluan dhe me mbajtjen e bletëve.Përveç përdorimit të saj te plagët e ndryshme, mjalti është përdorur në kombinim me ujin si një nxitës i performancës për atletët grekë në Lojërat Olimpike. Konsumi i ujit bashkë me  mjaltin në mes të 2 disiplinave  ndihmonte atletin të rifitonte fuqinë e tij dhe të rriste qëndrueshmërinë.

Ju do të merrni këto 8 përfitime shëndetësore kur të pini një gotë ujë me mjaltë çdo ditë:

– Jo më bark të fryrë

Në mënyrë që ta hiqni qafe barkun e fryrë, mund të pini një gotë ujë të ngrohtë me mjalt, i cili do të neutralizojë gazrat  dhe pas një kohe ju do të ndiheni shumë më të lehtësuar.

– Forcimi i sistemit imunitar

Mjalti është i pasur në vitamina, minerale dhe enzima, prandaj mund të forcojë sistemin imunitar. Gjithashtu ka një efekt antibiotik që vret bakteret në trup nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me mjaltin. Për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit bakteret nuk i rezistojnë dot dhe kështu vdesin.

-Detoks për trupin

Konsumi i ujit me mjalt  do t’ju ndihmojë të pastroni trupin tuaj nga të gjitha materialet e grumbulluara në trup për shkak të konsumimit të ushqimeve dhe pijeve jo të shëndetshme. Sigurohuni që të shtoni disa limon pasi ajo vepron si një diuretik dhe nxit toksina jashtë trupit më shpejt.

Lëkurë më e pastër

Mjalti ka veti antibakteriale që ju ndihmon te keni lëkurë më të pastër. Përveç ujit me bazë mjaltit që duhet ta pini çdo ditë, gjithashtu mund të përgatitni një maskë fytyre me mjaltë për një efekt më të drejtpërdrejt dhe të përmirësoni lëkurën tuaj .

-Humbje në peshë

Edhe pse mjalti përmban sheqer, shuma e sheqerit të tij as nuk i afrohet shumës së sheqerit industrialë. Fruktoza është përbërësi kryesor, por ka edhe disa sheqerna të tjera natyrale në mjaltë, të cilat ndryshojnë sipas llojeve të mjaltit. Njerëzit duhet patjetër ta zëvendësojnë sheqerin me mjaltë, sepse këto sheqerna natyrale zvogëlojnë oreksin tonë për ëmbëlsirat në mënyrë drastike.

– Heq dhimbjet e fytit

Për të trajtuar dhimbjen e fytit, duhet të pini ujë të ngrohtë me mjaltë, sepse efekti i saj antibiotik do të luftojë kundër infeksioneve të frymëmarrjes dhe lehtëson kollitjen.

– Reduktimi i kolesterolit

Për shkak të sasisë së lartë të antioksidantëve, mjalti ka aftësinë për të ulur kolesterolin dhe për të parandaluar depozitat në muret e enëve. Për më tepër, varietetet e errëta mund të zvogëlojnë rrezikun e forcimit të arterieve.

-Minimizimi i sëmundjeve të zemrës

Antioksidantët e pranishëm në mjaltë mbrojnë zemrën dhe një nivel të kolesterolit të shëndetshëm zvogëlon rrezikun e goditjes së zemrës.Mos hezitoni të pini ujë me mjalt pasi që do t’ju ndihmojë të pastroni trupin tuaj, lëkurën tuaj, të mbroni zemrën dhe enët nga kalcifikimi, të forconi sistemin imunitar, të reduktoni dhimbjen e stomakut, fytit etj.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve