Besa fiton, por eliminohet nga Kupa EHF

Besa fiton, por eliminohet nga Kupa EHF

Ndonëse kishte fituar bindshëm ndeshjen e parë, Besa Famgas nuk ia ka dalë të kualifikohet në raundin e dytë të Kupës së EHF-së. Besa, që është kampione në fuqi e Kosovës në hendboll, të dielën mbrëma pësoi thellë, 35:23 nga Beykozi turk dhe kështu u ndal në raundin e parë. Ndeshja është luajtur në Beykoz […]

Ndonëse kishte fituar bindshëm ndeshjen e parë, Besa Famgas nuk ia ka dalë të kualifikohet në raundin e dytë të Kupës së EHF-së.

Besa, që është kampione në fuqi e Kosovës në hendboll, të dielën mbrëma pësoi thellë, 35:23 nga Beykozi turk dhe kështu u ndal në raundin e parë.

Ndeshja është luajtur në Beykoz të Stambollit. Para një jave në ndeshjen e luajtur në Pejë, Besa fitoi me plot tetë gola dallim, 29:21, por epërsinë e lartë e krijuar nuk ia doli ta ruajë në Stamboll.

Te Besa në ndeshjen e kthimit lojtari më efikas ishte Goran Biljaka me 9 gola. Tarik Megjiq shënoi 7, Kastriot Jupa e Drilon Tahirukaj nga 3 dhe Jon Muqolli 1. Besa deri në minutën e 50-të ishte në disavantazh prej 8 gola, por më pas vendasit krijuan epërsinë që synonin dhe kaluan tutje.

Është kjo hera e dytë rresht që Besa Famgas ndalet në rrethin e parë të Kupës së EHF-së. Vjet u ndal nga Dukla çeke. Edhe vjet e kishte fituar ndeshjen e parë në Pejë, por më pas në udhëtim pësoi me rezultat më të lartë.

Para eliminimit nga Dukla, Besa dy edicione rresht kishte kaluar nga një rreth të garave në kupën e EHF-së.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova