Berisha: E pritëm këtë ditë, komandantët dyshojnë në sinqeritetin e shqiptarëve se janë maltretuar nga Rikalo

Berisha: E pritëm këtë ditë, komandantët dyshojnë në sinqeritetin e shqiptarëve se janë maltretuar nga Rikalo

Publicistja Kimete Berisha, ka komentuar rastin e ministrit serb të Bujqësisë në Kosovë,Nenad Rikalos, i cili po akuzohet për tortura gjatë luftës së fundit në Kosovë. Berisha thotë është pritur kjo ditë që komandantët shqiptarë të luftës të dyshojnë në sinqeritetin e dëshmitarëve shqiptarë. ‘’Nuk bëhet luftë nëse largohet nga qeveria Nenad Rikalo. Lufta po […]

Berisha thotë është pritur kjo ditë që komandantët shqiptarë të luftës të dyshojnë në sinqeritetin e dëshmitarëve shqiptarë.

‘’Nuk bëhet luftë nëse largohet nga qeveria Nenad Rikalo. Lufta po ndodh vetëm në kokat tuaja.’’, ka shkruar ajo.

 

Ja postimi i plotë në Facebook:

Shqiptarët po rrejnë a?

Duhet të jetë në gjendje të rëndë psikike nëse Kryeministri vërtetë mendon se po u hoq nga qeveria ministri serb i bujqësisë, i akuzuar nga popullata si paramilitar i beretave të kuqe që ka maltretuar shqiptarët, bëhet luftë qytetare apo kërcet lufta e Tretë Botërore.

Kaq i ‘madh’ të duket vetja dhe ministri yt Nenad Rikalo, sa dëshmitarët shqiptarë i paragjykoni se po luajnë ‘lojë të flliqtë’ kundër ministrit serb, pa e vërtetuar a po ‘luajnë lojë të flliqtë’.

A e pritëm edhe këtë ditë që vet komandantët shqiptarë të luftës të dyshojnë në sinqeritetin e dëshmitarëve shqiptarë dhe t’i mohojnë krimet e paramilitarëve serbë ndaj shqiptarëve!

Çfarë këshilltari paranojak i Kryeministrit është ai që del e përdorë shprehjen ‘Casus Belli’ për ministrin serb Nenad Rikalo.

Pse po kujton Kryeministri se Nenad Rikalo mund të bëhet ‘Franz Ferdinandi’ i tretë.

‘Casus Belli’ do të thotë ‘akt ose veprim që shfrytëzohet për ta justifikuar luftën’, demek ‘sebep për luftë’.
‘Casus belli’ konsiderohet si sulm direkt kundër një kombi .

Ku po e sheh Ramush Haradinaj atë sulm direkt të shqiptarëve kundër Serbisë, apo kundër tij, se vetja i duket ‘shtet’!

Fjala është për një serb, prandaj turp duhet t’ju vijë që e përdorni shprehjen ‘Casus belli’ në mënyrën më injorante të mundshme.

Kur thua ‘Casus belli’ e ke shpallur luftën.

Kjo shprehje përdoret vetëm kur bëhet fjalë për luftëra të mëdha botërore, siç ishte Lufta e I-rë Botërore; Lufta e II-të Botërore, Lufta kundër terrorizmit; Lufta Qytetare Amerikane, Lufta e Vietnamit, etj.

Nuk përdoret kjo shprehje ‘e madhe’ dhe e gabuar për një paramilitar serb, i cili menjëherë duhet të largohet nga qeveria.
Nuk bëhet luftë nëse largohet nga qeveria Nenad Rikalo. Lufta po ndodh vetëm në kokat tuaja.

Në banesën ku kam jetuar para luftës, të gjithë banorët serbë, pa përjashtim, gra, pleq e të rinj kanë qenë të armatosur e paramilitarë (i kemi parë me sy, me pushkë në krahë), të cilët me dhunë na kanë përzënë nga banesat.
Tash me dalë halli i Muharrem Nitajt e me më thënë mua se ‘Unë po rrej a’!

Së paku bukën mos na e prekni me duart e përgjakura.

Largojeni ministrin. Dhe, kërkoni falje që na keni mërzitur!

 

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot