Bartomeu: Babai i Messit ka nënshkruar tashmë kontratën e re

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu zbuloi se pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi tashmë po luan nën kushtet e kontratës së tij të re të nënshkruar para disa ditëve nga babai i tij. Ndërsa Messi pranoi një zgjatje të kontratës deri në korrik të vitit 2021, ylli i Barcelonës ende duhet […]

Ndërsa Messi pranoi një zgjatje të kontratës deri në korrik të vitit 2021, ylli i Barcelonës ende duhet të vërë lapsin mbi letër në kontratë me gjigantët e La Ligës.

Kjo vonesë e Messit ka ngritur dyshime për të ardhmen e tij në Camp Nou pas transferimit rekord të Neymarit në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

Barça vazhdimisht ka përsëritur se 30-vjeçari do të nënshkruajë kontratën e tij të re dhe Bartomeu siguroi se një gjë veçse ka ndodhur tashmë.

“Ne do të bëjmë një fotografi me nënshkrimin e Messit, me shpresë para fundit të vitit, por kontrata është nënshkruar nga babai i tij, i cili ka fuqinë e të drejtave të tij të imazhit”, ka thënë fillimisht Bartomeu për 8TV.

Messi dhe babai i tij Jorge

“Kjo kontratë është nënshkruar deri në vitin 2021 dhe tashmë ai po luan nën kushtet e saj”, përfundoi presidenti i klubit Blaugrana.

Ndryshe, ka kthyer formën e tij të vjetër nën drejtimin e trajnerit të ri Ernesto Valverde, duke shënuar tetë gola në të gjitha garat.

Ai shënoi dy herë në fitoren 3-0 të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit të martën, duke shënuar edhe një het-trik kundër Espanyolit në La Liga. /Telegrafi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova