Banorët e Hadës dhe Shipitullës vazhdojnë protestën 78 orë pa ndërprerë

Banoret e 4 lagjeve Krasniqi, Berbatovci, Mirena dhe Mjekiqi janë duke protestuar që 78 orë pa ndërprerë para ekskavatorëve të KEK-ut të cilët janë afruar afër objekteve të banimit afërsisht (50 deri 120)m të cilit e kanë rrezikuar jetën e banorëve, ndërsa Ligji për Minierat dhe Mineralet distancën siguruese e parasheh 250m, ku dy inspektoret […]
Banoret e 4 lagjeve Krasniqi, Berbatovci, Mirena dhe Mjekiqi janë duke protestuar që 78 orë pa ndërprerë para ekskavatorëve të KEK-ut të cilët janë afruar afër objekteve të banimit afërsisht (50 deri 120)m të cilit e kanë rrezikuar jetën e banorëve, ndërsa Ligji për Minierat dhe Mineralet distancën siguruese e parasheh 250m, ku dy inspektoret të cilët janë përgjegjës për monitorimin e operimeve në KEK të cilët kanë qenë në terren me datën 19.04.2016, kurse me datën 29.04.2016 ja kanë ndërprerë punën këtyre dy ekskavatorëve (10 Bardhë dhe 9 Mirash) ku këta dy ekskavatorë prapë kanë punuar.
Kryeinspektori I KPMM-se, Fatmir Gerguri me urdhëresë me datën 06.07.2017 ja ka ndërprerë punën këtyre dy ekskavatorëve, kurse me datën 08.09.2017 e ka fuqizuar këtë urdhërese, ndërsa prapë këta ekskavatorë po tentojnë të punojnë ndërsa banorët po reagojnë, kurse institucionet po heshtin. Banorët ku edhe në këto momente po protestojnë. Me datën 28.08.2017 Licenca Nr. 714/2007 ka skaduar ku KEK-u nuk ka Licencë për operim në këtë zonë përshkak se nuk e ka respektuar zonën e siguruese sipas ligjit.
Këtë shkresë e publikon në emër të banorëve të 4 lagjeve.












