Adem Mikullovci tregon pse nuk do të mbahet sot seanca konstituive

Adem Mikullovci tregon pse nuk do të mbahet sot seanca konstituive

Koalicioni ‘PAN’ ende nuk e ka njoftuar administratën e Kuvendit të Kosovës se janë të gatshëm për mbajtjen e seancës konstituive. Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, për Periskopin bëri të ditur se sot nuk do të mbahet seancë, pavarësisht raportimeve të medieve se një gjë e tillë mund të ndodhë. Deputeti më i vjetër i […]

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, në një prononcim për Periskopin ka thënë se mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nuk mund të caktohet pa marrë konfirmim zyrtar nga koalicioni PAN se tashmë janë siguruar numrat e nevojshëm për kandidatin e tyre për kryetar Kuvendi.

“Koalicioni PAN duhet ta njoftojë administratën e Kuvendit se janë të gatshëm për mbledhje. Administrata më thotë mu, atëherë unë e caktoj menjëherë mbledhjen. Pa e marrë konfirmimin zyrtar, mbledhja nuk caktohet. Duhet të shkojnë në Kuvend, meqë në pyetje është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Sapo fola me sekretarin e Kuvendit, nuk kanë lajmëruar ende asgjë”, ka thënë Mikullovci për Periskopin.

Ndonëse Mikullovci konfirmoi se seanca konstituive nuk do të mbahet sot, nuk u përjashtua mundësia që një e tillë të mbahet nesër.

Koalicioni PAN tashmë ka nënshkruar marrëveshje edhe me partinë e familjes së Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re, e cila ka katër deputetë. Kështu, ky koalicion tashmë ka siguruar numrat e nevojshëm për votimin e kandidatit për kryetar Kuvendi dhe të parin e Qeverisë.

Kandidat për kryetar Kuvendi nga koalicioni PAN do të jetë kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ndërsa Ramush Haradinajn nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të synojnë postin e kryeministrit.

Ndryshe, AKR përfitoi pesë ministri, një zëvendëskryeministër dhe shtatë zv/ministra nga marrëveshja që bëri me PAN’in./Periskopi

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj