11-shja më e paguar në Seria A, dominojnë juventinët dhe milanezët (Foto)

11-shja më e paguar në Seria A, dominojnë juventinët dhe milanezët (Foto)

Është normale që kur shpenzon më shumë dhe lufton për të pasur në skuadër edhe lojtarët më të mirë, ata duhen paguar më shumë se të tjerët. Dhe, për këtë arsye, kuptohet se pse Juventusi i “përkëdhel” me miliona kampionët e saj, të cilët fitojnë të paktën në Itali prej 6 sezonesh radhazi. Ndërkohë, edhe […]

Është normale që kur shpenzon më shumë dhe lufton për të pasur në skuadër edhe lojtarët më të mirë, ata duhen paguar më shumë se të tjerët. Dhe, për këtë arsye, kuptohet se pse Juventusi i “përkëdhel” me miliona kampionët e saj, të cilët fitojnë të paktën në Itali prej 6 sezonesh radhazi.

higuain

Ndërkohë, edhe Milani është ngritur sivjet në këtë aspekt, me “diamante” si Xhanluixhi Donaruma, Leonardo Bonuçi dhe Andrea Konti, respektivisht me 6 milionë, 7.5 milionë dhe 3 milionë euro në vit, për portierin më të paguar, një prej qendërmbrojtësve dhe mbrojtësit të krahut të djathtë më të paguar në Serinë A.

Bonuci

Kjo 11-she, e më të paguarve për çdo rol, në një formacion 4-3-3 të stiluar nga studimi i pagave të lojtarëve, e bën Juventusin dominues, me plot 7 futbollistë pjesë e tij.

Ata janë Xhorxho Kielini, në qendër të mbrojtjes, me 3.5 milionë euro, Aleks Sandro me 2.8 milionë në korsinë e majtë, Miralem Pjaniç në mesfushë me 4.5 milionë; Sami Khedira sërish në mesfushë me 4 milionë euro.

Por edhe i gjithë sulmi përbehet nga tre juventinë: Paulo Dibala me 7 milionë euro, Gonzalo Higuain me 7.5 dhe Duglas Kosta i ardhur sivjet nga Bajerni i Mynihut, me 6 milionë euro vjetor.

naingolan

Ai që del jashtë dyshes Juventus-Milan është mesfushori belg, Razha Naingolan. Ylli i Romës është më i paguari në kryeqytet me 4.2 milionë euro vjetore.

Formacioni me i paguar

Por një skuadër ka nevojë edhe për një trajner, prandaj është normale që më i paguari të jetë edhe ai, i cili ka më të paguarit në grupin që stërvit përherë. Bëhet fjalë për Masimiliano Alegrin, strategu i Juventusit, i cili sivjet ka startuar sezonin e tretë në krye të torinezëve.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova