Zaev paguan dyfish më shumë këshilltarët serbë se ata shqiptarë (Foto)

Zaev paguan dyfish më shumë këshilltarët serbë se ata shqiptarë (Foto)

Zoran Zaev me të ardhur në krye të Qeverisë angazhoi 12 këshilltarë të cilët do ta ndihmojnë atë katër vitet e ardhshme. Në mesin e këshilltarëve të tij, Zaev angazhoi edhe shqiptarë. Mersel Bilalli duhet ta këshillojë kryeministrin rreth përgatitjes së analizave, raporteve si dhe rreth avancimit të marrëdhënieve ndëretnike. Ndërsa, Ismet Ramadani përkujdeset për […]

Në mesin e këshilltarëve të tij, Zaev angazhoi edhe shqiptarë. Mersel Bilalli duhet ta këshillojë kryeministrin rreth përgatitjes së analizave, raporteve si dhe rreth avancimit të marrëdhënieve ndëretnike. Ndërsa, Ismet Ramadani përkujdeset për përgatitjen e analizave dhe raporteve të domosdoshme për realizimin e prioriteteve strategjike për anëtarësim në NATO.

Krahas atyre, Zaevi angazhoi edhe dy këshilltarë direkt nga Beogradi, të cilët do jenë pjesë ekipit energjetiko-ekonomik i Qeverisë, Zoran Bashanoviq dhe Aleksandar Obradoviq. Që të dy menjëherë ngritën shumë pluhur në opinion për shkak të së kaluarës kriminale që kanë.

Ajo që eshtë zhgënjyese për opinionin shqiptar është ajo që duket qartë se Zoran Zaevi i vlerëson më shumë ekspertët serbë sesa këshilltarët shqiptarë .Bilali dhe Ramadani paguhen 40.000 denarë në muaj, kurse Bashanoviq dhe Obradoviq marrin nga 90.000 dhe 75.000 denarë.

Dy këshilltarët shqiptarë janë profesorë, ndërsa Bashanoviq ka qenë menaxher i këngëtarëve popullorë në Serbi. Ai njëherë është arrestuar në Florida për vjedhje. As Obradoviq nuk njihet për efikasitet në punë përgjatë përvojës së tij në një kompani në Sërbi.

Për këtë shtrohet pyetja, a i vlerëson Zoran Zaevi më shumë serbët se shqiptarët edhe pse mbështetjen më të madhe e fitoi prej opinionit shqiptar.

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik