VV tregon se për çfarë biseduan Albin Kurti dhe Lutfi Haziri

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka njoftuar për takimin që pati sot Albin Kurti me Lutfi Hazirin e LDK-së. I nominuari për kryeministër i këtij subjekti politik, Albin Kurti, ka pritur në takim nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, në zyrën e Grupit Parlametar të VV-së në Kuvendin e Kosovës, raporton Periskopi. “Ata diskutuan […]
Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka njoftuar për takimin që pati sot Albin Kurti me Lutfi Hazirin e LDK-së.
I nominuari për kryeministër i këtij subjekti politik, Albin Kurti, ka pritur në takim nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, në zyrën e Grupit Parlametar të VV-së në Kuvendin e Kosovës, raporton Periskopi.
“Ata diskutuan për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe për bllokimin institucional të shkaktuar nga PAN-i. Në veçanti, ata konsideruan nevojën e bashkëpunimit midis LV dhe LDK (përkatësisht LAA) për trajtimin dhe harmonizimin e programeve politike e qeverisëse, për çfarë ngarkohen z.Dardan Sejdiu dhe z.Avdullah Hoti që me ekipet respektive të zhvillojnë dhe intensifikojnë takimet dhe bisedimet e përbashkëta në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e VV-së. /Periskopi/












