Vogëlushja nga Halepi që mësoi karatenë në mes të luftës, synon të bëhet kampione

Vogëlushja nga Halepi që mësoi karatenë në mes të luftës, synon të bëhet kampione

Nur Setut, gjashtëvjeçarja nga Helepi e cila ka lindur në vitin 2011, kur filloi lufta civile në Siri, ëndërron kampionatin botëror në karate, sport ky të cilin ajo e mësoi nga nëna dhe babai i saj gjatë kohës së luftës, raporton Anadolu Agency (AA). Nëna dhe babai i Nurit, trejnerë të karatesë, i kanë ofruar […]

Nur Setut, gjashtëvjeçarja nga Helepi e cila ka lindur në vitin 2011, kur filloi lufta civile në Siri, ëndërron kampionatin botëror në karate, sport ky të cilin ajo e mësoi nga nëna dhe babai i saj gjatë kohës së luftës, raporton Anadolu Agency (AA). Nëna dhe babai i Nurit, trejnerë të karatesë, i kanë ofruar trajnim vogëlushes në këtë sport që kur ajo ka filluar të hedhë hapat e parë, pavarësisht pamjaftueshmërisë së mundësive për mbarëvajtje të trajnimit.

Duke folur për AA, Nur rrëfen se kanë shkuar në sallën sportive për të bërë ushtrimet në kohën kur në Halep ndaleshin bombardimet, krahas faktit që në sallë nuk ka pasur asnjë mjet. Megjithatë, ajo nuk ka reshtur së ushtruari edhe gjatë bombardimeve, vetëm se ato i ka realizuar në shtëpi së bashku me prindërit. Nur synon që në të ardhmen të sigurojë grada të larta në këtë sport luftarak. “Dua të bëhem kampione e botës dhe person i njohur”, shton ajo.

Ndërkaq, Vasim Setut, babi i Nurit, tregon se së bashku me të shoqen kanë dhënë përpjekje për ta rrënjosur dashurinë për këtë sport në zemrën e vajzës së tyre dhe për këtë arsye e kanë trajnuar atë me një program të veçantë. Ai thotë se së bashku me Nurin kanë shkuar në sallë sportive, kurse e shoqja është marrë me programin trajnues dhe, përveç kësaj, kanë shikuar video në internet lidhur me sportin. “Gjatë evakuimeve të vitit të kaluar, ne u detyruam ta braktisim Halepin. U vendosëm në fshatin Kefer Karmin në perëndim të Halepit. Edhe këtu ne i vazhdojmë trajnimet”, tregoi Setut, duke shtuar se pas vendosjes në këtë fshat kanë kërkuar vend për trajnime, të cilin e kanë gjetur në një shtëpi të braktisur. Setut thotë se Nur ka ofruar shfaqje nëpër aktivitete të organizuara në fshat dhe se është bërë e njohur në tërë fshatin.

“Mundësitë këtu i kemi të kufizuara. Nuk ishte aspak e lehtë arritja e Nurit deri në këtë nivel. Kam kërkuar rroba të përdorura të karatesë për Nurin, por edhe ato nuk arrita t’i gjej në fillim. Arrita t’i gjej pas një kërkimi të gjatë në një pirg rrobash në një depo vendore”, rrëfeu babai i Nurit, Vasim Setut.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin