Vlora Çitaku tregon se si i mbeti borxh një kafe Bajram Rexhepit

Vlora Çitaku tregon se si i mbeti borxh një kafe Bajram Rexhepit

Trupi i pajetë i ish kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi ka arritur sot në Kosovë. Ceremonia për të ndjerin po mbahet në Kuvendin e Kosovës ku të gjithë po i thonë lamtumirën e fundit. E një bashkëpuntore e të ndjerit Rexhepi , do të dëshironte shumë që të përshëndetej për herë të fundit, […]

Trupi i pajetë i ish kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi ka arritur sot në Kosovë. Ceremonia për të ndjerin po mbahet në Kuvendin e Kosovës ku të gjithë po i thonë lamtumirën e fundit.

E një bashkëpuntore e të ndjerit Rexhepi , do të dëshironte shumë që të përshëndetej për herë të fundit, me doktorin siç ka thënë ajo. Bëhet fjalë për  Vlora Çitakun, ambasadoren kosovare në Washington, shkruan Periskopi.

“E kam pas mik, ma shumë se koleg. Kemi qene ekip. Nejse jo në futboll. Aty kemi qenë kundërshtar të përbetuar. Ai me Real Madridin, une me Barcelonën.”, ka shkruar Vlora në Facebook. /Periskopi

Ky është statusi i plotë i Vlora Çitakut:

Shumë do të doja të jem sot në Prishtinë. Me u përshëndetë edhe një herë me doktorrin. E kam pasë mik, ma shumë se kolegë. Kemi qenë ekip ?. Nejse, jo në futboll. Aty kemi qenë kundërshtar të përbetuar. Ai me Real Madridin, une me Barcelonën. Mos vet. Nuk ka ndodhë me pasë lojë mes dy ekipeve tona e që më pas të mos të jetë shndërru në betejë mes nesh. Çdo golë e Ronaldos është shoqëru me një SMS ngacëmues prej Bajramit ” qysh je Vlorë? ” pastaj, në rastin ma të keq për mua, atë të humbjes së Barcelonës, ka pasuar një SMS i tipit ” ani de…bile ju e patët posedimin e topit 60-40″ .

Kur e pata organizuar një pritje si Ministre e Integrimeve Evropiane, me rastin e ditës së Evropës, me 9 Maj 2011, Bajrami nuk erdhi. U pata prekë pak. E thirra në telefon. Dok, pse nuk erdhe, i thashë. ” Pashë Zotin Vlorë, a hajgare po ban me neve a??? Po ti na e lodhe krytë qysh nuk duhet me qenë ditë pushimi e feste dita e Evropës, e tash kishe po boj party ”

Se ma kur këmbngulja për miratimin e ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit në hapsira publike….luftë e kemi pasë. Luftë. Ani kur ja nisa me pi unë cigare prap pas disa vitesh….nuk ka lanë fjalë pa më thanë.

Po është pikërisht ky Bajram, i cili, kur jemi ftuar në Bruksel për të pranuar udhërrëfyesin e shumëpritur për vizat, më patë thanë ” Vlorë, udhërrëfyesin do ta pranosh ti. Ti je e re. Unë jam në perëndim të karrierës. Mua më ke krah, më ke ushtarë, po në ballë do të jesh ti” Kjo, përkundër faktit që në të gjitha vendet e rajonit, udhërrëfyesi ishte pranuar nga Ministri i Punēve të Brendshme. Dhe kështu ka qenë gjithmonë. Në çdo vizitë apo takim, brenda apo jashtë vendit, Bajrami më ka vendosë në ballë.

Bajrami ka qenë njeri, mbi të gjitha. Njerëzor ka qenë me të gjithë. Ka përbuzur hiearkinë dhe formalitetin.

Sot do të doja të jem në Prishtinë. Ia kemi një kafe borxh njëri-tjetrit.

Kur isha në Kosovë në Prill, e thirra në telefon. Qëlloi në spital duke bërë punën që e deshi më së shumti. Ishte e premte. Më tha që gjatë fundjavës do të vije në Prishtinë, dhe do të shiheshim për kafe.

Kafen nuk e pimë kurrë. Bajrami psoi sulm në tru. Shkova e pashë në spital. Ishte pa ndjenja. Nuk u përshëndeta me të. Shumë besova që kam me e pa prap.

Dok, në lojën e fundit, Reali na sakatoi. Kisha pasë qef me ta dhanë këtë lajm…edhe shumë lajme tjera….

” Kush nga ju është pa mëkat, le të hedhi gurin i pari…” është krejt çka kam për të thënë për secilin që të gjykon sot.

Unë kam me të kujtu përjetë.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj