Vjen reagimi i parë nga AKR pas deklaratave të Ramush Haradinajt

Vjen reagimi i parë nga AKR pas deklaratave të Ramush Haradinajt

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), dhe deputeti Korab Sejdiu ka mohuar se kjo parti i ka dhënë mbështetje koalicionit PAN për formimin e qeverisë. Ai këto komente i ka bërë si reagim ndaj asaj që ka thënë të shtunën i nominuari për kryeministër nga PAN Ramush Haradinaj se qeverinë kanë mundur të formojë […]

Ai këto komente i ka bërë si reagim ndaj asaj që ka thënë të shtunën i nominuari për kryeministër nga PAN Ramush Haradinaj se qeverinë kanë mundur të formojë më herët por se e kanë shtyrë për shkak të pozicionimit të AKR-së, për të krijuar një qeverisje më bazë më të gjerë.

Sejdiu të shtunën ka thënë se nuk ka asnjë vendim nga strukturat e AKR-së, për të ndryshuar nga qëndrimi  fillestar që me qenë pjesë e koalicionit LAA.

Ai i ka bërë me dije Haradinajt se për AKR-në vendosin anëtarët e saj, e jo Haradinaj e askush tjetër.

“Për AKR-në merr vendime AKR, e jo z. Haradinaj apo dikush tjetër. Nuk ka asnjë vendim që është marr në strukturat  e AKR-së për të ndryshuar qëndrimin tonë fillestar, që më qenë dhe më veprua në kuadër të koalicionit LAA”, është shprehur Sejdiu për lajmin.

Ramush Haradinaj i nominuar për kryeministër është shprehur se ata kanë mundur ta formojnë Qeverinë edhe më herët, por që e kanë shtyrë për shkak të pozicionimit të AKR-së.

“Kemi pas mundësinë me u kthy në seancë me 61 vota, por është krijuar një situatë e re më gjithëpërfshirëse te pozicioni i AKR-së dhe i kemi dhënë kohë”, ka thënë Haradinaj.

Ditë më parë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli u kishte dhënë një ultimatum prej 10 ditësh Vetëvendosjes e LDK-së, që të dëshmojnë që kanë numrat për ta formuar Qeverinë, dhe nëse ata nuk arrin ta bëjnë këtë, ai kishte kërcënuar me ndryshim pozicionimi sa i përket formimit të institucioneve.

Por, edhe nëse ndodh që AKR ta mbështesë PAN-in, deputeti Sejdiu ka përsëritur qëndrimin e ti, se ai nuk do jap votën për koalicionin  PDK-AAK-Nisma.

“Qëndrimi im është ai që ka qenë gjithmonë, që në strukturën aktuale të PAN-it, vota ime nuk mundët më shku në atë drejtim”, ka deklaruar ai.

Sejdiu i cili më profesion është jurist ka bërë thirrje që koalicionit PAN t’i merret e drejta e propozimit të kandidatit për kryeparlamentar, pasi ata deri më tani kanë refuzuar ta paraqesin kandidatin e tyre.

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit është caktuar më 24 gusht. Koalicioni PAN ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë seancë ku edhe do ta paraqesin kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj